
Këta janë disa nga ish-zyrtarët dhe njerëzit e biznesit të kompanive të mëdha, të lidhura me Kremlinin, të cilët kanë humbur jetën në rrethana misterioze në 3 vitet e fundit.
Sipas shtypit ndërkombëtar, vdekja e tyre ka ardhur nga shkaqe jobindëse apo të paqarta, si vetëvrasja , mbytja në vaskë ose pishinë , rënia nga dritarja apo sulm i beftë në zemër
Roman Starovoit, ish-ministër i Transportit;
Andrey Badalov, nënkryetar i Transneft-it, kompani shtetërore e naftsjellësve;
Vitaly Robertus, nënkryetar i Lukoil-it, kompanisë më të madhe private të naftës në Rusi;
Vladimir Nekrasov, kryetar i Bordit të Drejtorëve, Lukoil;
Sergey Protosenya, ish-menaxher në Novatek, prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi;
Ravil Maganov, kryetar i Bordit të Drejtorëve, Lukoil;
Leonid Shulman, udhëheqës i shërbimit transportues për Gazprom Invest-in, njësit i gjigantit shtetëror rus të gazit Gazprom;
Aleksandr Subbotin, ish-kryekontabilist në Novatek, prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi;
Vladimir Makarov, ish-gjeneralmajor, njësiti kundër ekstremizmit në Ministrinë e Brendshme ruse.
Lini një Përgjigje