Erdogan “s’njeh moshë”, shpall kandidaturën për 2023-shin

9 Qershor 2022, 22:40Bota TEMA

Erdogan “s’njeh moshë”, shpall kandidaturën për

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në qershor 2023, në njoftimin e parë zyrtar.

“Unë them këtu, Tajip Erdogan është kandidati i Aleancës Popullore për president,” u tha Erdogan mbështetësve në qytetin e Izmirit në Egje, duke iu referuar aleancës elektorale me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Shumë vëzhgues besojnë se gara zgjedhore e vitit të ardhshëm do të jetë një nga zgjedhjet më kritike në historinë e fundit turke.

Një nga mediat gjermane, DPA, pëgjithësisht jodashamirëse me pushtetin aktual turk, thotë se pas gati 20 vjetësh në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit do të shkojë në votime mes një krize valutore në rritje, normës më të lartë të inflacionit në dy dekada dhe rritjes së papunësisë, mes problemeve të tjera.

Ndërsa opozita akuzon gjithashtu Erdoganin për rritjen e frikësimit të rivalëve të mundshëm politikë në kontekstin e zgjedhjeve të vitit 2023.

Njëherësh me shpalljen e kandidaturës, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kreut të CHP Kemal Kılıcdaroglu që dhe ai të shpallë ose kandidaturën e tij ose kandidaturën e dikujt nga partia.

Kohët e fundit, katër parti të tjera opozitare iu bashkuan CHP-së dhe partisë Iyi për të rënë dakord mbi një strategji për të rrëzuar atë që ata e quajnë sundimin “autoritar” të Erdoganit.

Por kjo aleancë ende nuk e ka shpallur kandidatin e saj presidencial. E gjuthë opozita turke vuan prej vitesh nga figura bindëse dhe imponuese. 

2 Komente

  1. A
    Ateisti

    Erdogan, diktator i kalbur në pushtet. Këta lloj ikin nga pushteti vetëm kur vdesin, si Enver Hoxha dikur.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      çdo diktator ka vetëm një moment kur nuk njeh moshë! atëherë kur dredh bishtin apo cof si qen!! mos vallë keni parë ndonjë diktator që të të jetë gjallë dhe të mos jetë në krye të shtetit?? mos vallë nuk ishte enveri i pari i vëndit edhe kur kishte vdekur?? megjithëse e dinin që do vdiste,megjithëse e panë që kishte vdekur nuk jepnin lajmin!! hy qënje të qelbura që nuk latë gjë pa shkatërruar!! përfshi dhe idiotët që ju mbajnë në këmbë!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje