Sulmet me dronë në depon e naftës në Rusi, plagosen katër persona

3 Gusht 2025, 09:18Bota TEMA
Sulmet me dronë në depon e naftës në Rusi, plagosen

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ne depon e naftës në Soçi të Rusisë.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit Voronezh të Rusisë, në jug të vendit, i cili tha këtë mëngjes se katër persona u plagosën në një sulm me dron ukrainas që shkaktoi disa zjarre.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se njësitë e saj shkatërruan 18 dronë ukrainas mbi rajonin, i cili kufizohet me Ukrainën.

Sulme ka kryer edhe Rusia, ku gjatë natës sulmoi Kievin. Shënjestër ishte administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas. Sakaq, deri më tani nuk ka informacion nëse ka patur të lënduar.

 

Lini një Përgjigje