Fali një burrë të dënuar për fshehje të abuzimit s*ksual me disa fëmijë, Presidentja e Hungarisë jep dorëheqjen pas protestave: Kam bërë gabim

10 Shkurt 2024, 18:51Bota TEMA
Fali një burrë të dënuar për fshehje të abuzimit

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka njoftuar dorëheqjen e saj nga detyra që mban prej vitit 2022, pasi u vu nën presion për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor për mbulimin e një rasti të abuzimit seksual, në një shtëpi fëmijësh.

Novak ka dhënë dorëheqjen mes protestave publike për vendimin e marrë ndaj të dënuarit, i cili shkaktoi një skandal politik të paprecedentë për qeverinë nacionaliste.

“Kam bërë gabim… Sot është dita e fundit që ju drejtohem si presidente,” tha Novak në fjalimin e saj të dorëheqjes.

Largimi i Novák erdhi si një pjesë e rrallë e trazirave politike për partinë qeverisëse nacionaliste të Hungarisë Fidesz, e cila ka qeverisur me një shumicë kushtetuese që nga viti 2010. Nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orbán, Fidesz është akuzuar për shpërbërjen e institucioneve demokratike dhe manipulim të sistemit zgjedhor dhe medias në favor të saj.

Novák, një aleat kryesor i Orbanit dhe një ish-zëvendës president i Fidesz, shërbeu si ministre e Hungarisë për familjet deri në emërimin e saj në presidencë.

Ajo ishte presidentja e parë femër në historinë e Hungarisë dhe personi më i ri që ka mbajtur ndonjëherë këtë post.

Por mandati i saj mori fund pasi ajo fali një burrë të dënuar me më shumë se tre vjet burg në vitin 2018, dhe për presionin ndaj viktimave që të tërhiqnin pretendimet e tyre për abuzim seksual nga drejtori i institucionit, i cili u dënua me tetë vjet për abuzim me të paktën 10 fëmijë mes 2004 dhe 2016, raporton AP.

“Bazuar në kërkesën për mëshirë dhe informacionin e disponueshëm, vendosa në prill të vitit të kaluar në favor të mëshirës me besimin se i dënuari nuk ka abuzuar me cenueshmërinë e fëmijëve që i janë besuar”, tha Novák. “Kam bërë një gabim, sepse vendimi për falje dhe mungesa e justifikimit ishin të përshtatshme për të ngritur dyshime për zero tolerancë ndaj pedofilisë. Por këtu, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim”, deklaroi ajo në fjalimin e saj të fundit si presidente.

2 Komente

  1. S
    Sara

    nuk kas aq mungese demokracie, kur kreu i shtetit jep doreheqjen per shkak te sensitiviteteve te opinionit publik... perndryshe ne i bie qe jemi ne Junte

    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Vampiri ...Lexhenda ....dhe Zagaret.... Çfare do ye thonin !?

      Lini një Përgjigje