Fitorja e Donald Trump shënon një nga rikthimet më dramatike në historinë e politikës amerikane. Katër vite pasi la Shtëpinë e Bardhë, Trump rikthehet pasi miliona amerikanë i dhanë atij një shans të dytë. Por cilat janë arsyet që votuesit e mbështetën këtë herë?
Fushata e tij elektorale ishte intensive dhe plot tensione historike: Trump i mbijetoi dy atentateve dhe kundërshtari i tij fillestar, Presidenti Joe Biden, u tërhoq nga gara vetëm disa muaj para ditës së zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve, më 5 nëntor, amerikanët në shtetet kyçe votuan masivisht për të, duke e cituar ekonominë dhe emigracionin si shqetësimet kryesore.
Triumfi i Trump ndodhi pavarësisht uljes së popullaritetit të tij. Ai nuk pranoi humbjen në zgjedhjet e 2020-s dhe luajti një rol të diskutueshëm në përpjekjet për të ndryshuar rezultatet. Trump u akuzua për nxitje të sulmit të dhunshëm në Capitol Hill më 6 janar 2021 dhe u dënua për falsifikim të të dhënave financiare në bizneset e tij.
Megjithatë, është e qartë pse Trump mbetet një figurë përçarëse. Gjatë fushatës së tij, ai përdori një retorikë të ashpër, duke bërë shaka të hidhura dhe duke kërcënuar me hakmarrje kundërshtarët e tij politikë. Sërish, shumë votues u përqendruan tek pyetja e tij e thjeshtë: “A jeni më mirë tani se disa vite më parë?”
Në një situatë ku shumica e njerëzve e konsideronin ekonominë si çështjen kyçe dhe kujtonin se situata ekonomike ishte më e mirë gjatë presidencës së tij, ata vendosën t’i japin votën.
Pavarësisht se faktorët kryesorë të inflacionit ishin të jashtëm, si pandemia e COVID-19 dhe konfliktet globale, shumë votues fajësuan administratën në largim për përkeqësimin e saj.
Në lidhje me emigracionin, votuesit ishin gjithashtu të shqetësuar për fluksin e emigrantëve të paligjshëm, që sipas tyre kishte arritur nivele të larta gjatë qeverisjes së Biden. Edhe pse shumë prej tyre nuk ndanin pikëpamjet më të ashpra të Trump për emigrantët, ata kërkonin një kontroll më të rreptë të kufirit.
Slogani “Amerika e Para” mbeti po aq ndikues sa më parë. Në të gjithë vendin, si votuesit e majtë, edhe ata të djathtë shprehnin pakënaqësi për miliardat e dollarëve të shpenzuara në mbështetje të Ukrainës, në një kohë kur shumë mendonin se ato fonde mund të shpenzoheshin më mirë në vend.
Në fund, zgjedhja e zëvendës-presidentes Kamala Harris si trashëgimtare politike e Biden nuk bindi votuesit, të cilët ndjenin nevojën për ndryshim dhe kishin frikë se ajo do të ndiqte të njëjtin drejtim./ Euronews Albania
Sistemi republikan dhe i partive ka deshtuar ne bote, ato kane rene ne duart e diktatoreve.
U riprodhuan injorantet ne fshat dhe kur arriten moshen e votimit, votuan per diktatorin. Bashke me disa injorant malok nga Europa Lindore dhe Amerika Latine, e ndonje Arab tek tuk.
Ke nevoje per doktor...urgjentisht.
Banda, exit pollet jane te sakta. Mbase duhet te shkosh ti te okulisti e te shikosh qarte te dhenat qe saktesojne se kafshet e pyllit dhe refugjatet e shteteve diktatoriale e votuan. Se nuk lajthiten intelektualet te votojne kermat konservatore jo.
Ato exitpolle qe nxorren fituese Qamilen ? Apo intelektualet e tipit Beyonce dhe Lady Gaga, apo LGBT and Co?
Te gjitha exit pollet qe u mblodhen nga votuesit pasi dilnin nga qendra e votimit, pra sondazhe live nga zgjedhes ne terren, si te majtat si te djathat te njejten gje treguan. Rrudhje te elektoratit te bardhe, humbje te thelle tek ata me shkolle te larte, dhe fitore me latin e perparim me meshkuj zezak. Edhe ato shtete te lekundura qe fitoi, me shume pak perqindje diference i fitoi, qe do te thote se askujt me vlere nuk ja mbushi mendjen. Vetem injoranteve ose ata qe vuajne nga kompleksi “ai qe me qin nonen eshte baba im” hahahaha. Dhe tarifat do ja qijne nonen mire ketyre zorraxhinjve qe e votuan, jepi pak kohe.
Trumpi fitoi se populli Amerikan e kuptoi se te gjitha akuzat ndaj Trumpit ishin shpifje dhe persekutime politike.Thjesht i thane JO diktatures se majte qe po instalohej me shpejtesi te frikshme.
E nga i kuptoi populli injorant qe e votoi? Mos lexuan gje permbajtjen e dosjeve keshtu? Ata qe e votuan nuk dine as te lexojne mor i zi, cuditem biles se si ja lexuan edhe emrin per ta votuar. Zgerdallat e qelbura konservatore.
E kuptoi se populli nuk eshte injorant. Je ti injoranti. Demokratet filluan te genjejne ne cdo gje. Kjo i beri te pabesueshme edhe ne ato pak gjera qe ishin te verteta...