Kur udhëheqësit e dy superfuqive të botës u takuan në Pekin këtë javë, trajtuan disa nha pikat e nxehta për të cilat të gjithë prisnin që ata të flisnin. Nga lufta në Lindjen e Mesme te tensionet në Tajvan, udhëheqësi kinez Xi Jinping përfshiu edhe një çështje tjetër.
Në fjalën e tij hapëse të enjten, Xi iu referua Luftës së Peloponezit në Greqinë e lashtë, një konflikt dekadash i gjatë që shpërtheu midis Athinës dhe Spartës në vitin 431 para Krishtit.
“A mund ta kapërcejnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ashtuquajturin ‘Kurth i Tukididit’ dhe të krijojnë një paradigmë të re për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha?”, tha ai.
Çfarë është Kurthi i Tukididit?
Një element kryesor i komenteve të politikës së jashtme, përfshirë edhe nga ish-kryestrategu i Trump, Steve Bannon, Kurthi i Thukididit i referohet idesë se kur një fuqi në ngritje kërcënon të zhvendosë një fuqi të vendosur, rezultati është shpesh lufta.
“Ishte fuqizimi i Athinës dhe frika që kjo ngjalli te Sparta që e bëri luftën të pashmangshme”, shkroi Tukididi në librin e tij, Historia e Luftës së Peloponezit.
Ashtu si Athina dikur luftoi me Spartën, implikimi është se ngritja e Kinës provokon ankth dhe konflikt të mundshëm me SHBA-në.
Vëzhguesit kanë vënë re se Xi e ka përdorur termin për vite me radhë, por përdorimi i referencës klasike gjatë vizitës së Trump mund të ketë qenë një paralajmërim i qëndrimit të tij ndaj Tajvanit.
Udhëheqësi kinez më vonë e paralajmëroi Trumpin se çdo hap i gabuar në lidhje me Tajvanin mund t’i shtynte të dy vendet e tyre në konflikt.
“Çështja e Tajvanit është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha Xi, duke folur për ishullin vetëqeverisës që Kina e pretendon si të vetin.
“Nëse keqtrajtohet, të dy kombet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë shumë të rrezikshme”, shtoi ai. /The Guardian
Perkthim selektiv nga gazeta The Guardian dhe interpretim i gabuar i Kurthit te Tuqididit! Gjynah per Gazeten TEMA!
Nuk është keq të na e sqarosh drejtë,të paktën për na që nuk kemi njohuri për "keurthin e Tutikidid"! Ua ke borxh lexuesve.
ke të drejtë!!shpesh gjenialët nuk e ulin dot veten në nivelin tonë!prandaj ata kanë "Kupt(uar)oni themelet",kurse ne mbetemi "të paditur"!dhe unë do ti kërkoja,lutesha Kuptoni themelet të na ndriçonte sado pak,errësirën,paditurinë tonë!!
Ju kujtoni se trump e di kete lloj teorije kurth te tukididit Ai eshte me koqa i amerikaneve
Na sqaro si është kuptimi i vërtetë...
Te lumte vertet. Keta kokrrat nuk e dine qe quhet Tuqididi e jo Tukididi.
o tanoooo,e kemi bezdi me e thon tu qi didi,prandaj e themi me "k"!dhe ai që krijoi kinën quhej "Qin"!ë? i bije në të??nëse kinën do ta shkruanim me "Q" si do ta thoshe ti??Qina??e ke parasysh se çdo të thotë??
tano,tashti me fol me të vërtetë,pa tall carët. emri në greqisht është "Θουκυδίδης" latinizohet në shkronja "Thoukydídis",tashti për ta sqaruar sado pak!!ku leshin e gjete atë "q" me të cilën zëvëdëson "k"??
Censure,per ty kam respekt,po ketu ia ke fut kot. Bota nuk ka lindur sot,hap librat e historise antike te shkolles se mesme dhe do te shohesh shkrimin Tuqididi. Lere transliterimin se eshte muhabet tjeter. Ja pyeti angloamerikanet dhe francezet, pse e shkruajne ate k-ne tende "c" dhe e shqiptojne "s".
tano tek replika e dytë të kam dhënë variantin grek,me shkronjat e tyre dhe po ato shkronja të latinizuara!!pra çdo shkronjë greke është zëvëndësuar me shkronjë latine!!librat e shkollës i kam hapur dhe mbyllur me kohë!!ato janë shkruar nga një person dhe janë redaktuar nga persona të tjerë!nuk është e thënë që të jenë 100% të sakta!si shumë fjalë dhe ndodhi të përshkruara në to!!ka shumë faktorë që kanë ndikuar në shkrimin e tyre,që me kohën kanë ndryshuar!!ajo që "di unë" nuk është e thënë të jetë e vërteta absolute!bëhet e tillë vetëm në rastin nëse unë dua që ajo të jetë e vërteta!thjeshtë "ajo që di unë është e vërteta"!nëse është kështu!?ke të drejtë ti,po aq sa kam të drejtë unë!unë u mbështeta në atë që kam mësuar në shkollë dhe më pas e kam rivlersuar me atë që shkruhet në "botë"!mes këtyre të dyjave zgjodha atë të dytën!e dyta është shumë më e elaboruar se ajo jona!ka kaluar në shumë,e më shumë duar se ato pak shqiptare!!studimet e huaja janë më të mëdha dhe më të rrahura se ato pak njohuri shqiptare për greqinë dhe antikitetin e saj!
Shume sakte eshte shkruar se gazete. Ky eshte thelbi i kuthit te Tukidhidhit.
Tukididi është historiani i parë i madh. Ai na vjen nga Greqia e lashtë dhe na dha rrëfimin e frikshëm të Luftës së Peloponezit, domethënë konfliktit midis Spartës dhe Athinës. Ai hipotezon se spartanët, pa e pranuar kurrë, kishin frikë nga ngritja në pushtet e një qyteti rival, Athinës, dhe se arsyeja për konfliktin e gjatë të armatosur midis dy qyteteve ishte zhvillimi i një zinxhiri mekanik ngjarjesh që çuan në përballje ushtarake. Disa kanë konsideruar se kjo strukturë konflikti përsëritet gjatë gjithë historisë dhe se ky konflikt grek është shembullor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është kjo pashmangshmëri që përbën një kurth për kombet. A po shkon bota në mënyrë të pashmangshme drejt konfliktit të armatosur, siç parashikoi Tukididi? Të tjerë kanë shtuar se dimensioni ekonomik mungonte në vizionin e lashtë dhe se rivaliteti i sotëm është ekonomik. Por është e qartë se ringjallja e nacionalizmit në disa pjesë të botës i shtohet kurthit. Për më shumë se një dekadë, duke ringjallur kurthin e Tukididit, shkencëtari politik amerikan Graham Allison na ka paralajmëruar për rreziqet e luftës midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Mosmarrëveshje të forta mbi çështje të shumta i ndajnë dy fuqitë, dhe Kina së shpejti do të bëhet fuqia më e madhe ekonomike në botë. Për më tepër, vetëm rasti i Tajvanit do të përbënte një casus belli. Arsyet për t'iu drejtuar armëve janë të shumta midis këtyre dy kombeve. Rreziqet e një përballjeje të drejtpërdrejtë të armatosur me Uashingtonin janë të prekshme. Dhe pushtimi i Ukrainës nga ushtria e Vladimir Putinit ka nxjerrë në pah brutalisht rreziqe të tjera po aq të rrezikshme të aleancës.
E megjithate Kina nuk ka nevoje te bej lufte me usa sepse jane dy superfuqi qe i tremben njera tjetres dhe po luftuan keto dy superfuqi,bota do te jete ne prag te katastrofes... Po te doj kina e mer tajvanin se ka qen e saj ashtu sic mer usa groenlanden qe nuk ka qene kurre e usa
nuk më jep përshtypjen se je "Kuptoni themelet",por prapë nuk e vë dorën në zjarr!!ke shpjeguar shumë mirë,bile jashtëzakonisht mirë,atë që di ti,por që nuk e kuptojmë ne!!ka mundësi ta shpjegosh dhe njëherë,si me na i shpjegu si një 2 vjeçari(denzel uashingron tek "operacioni pelikan")këtë kurthin e tu-qi-didit??përqëndrohu tek kurthi dhe jo tek gjithë bota dhe historia e saj!!po u shpërhape dhe njëherë!?fut dhe psikollogjinë e diktaorëve,atyre sociopatëve që shohin vetveten në pasqyrë dhe kujtojnë se janë të pazëvëndësueshëm!!
T'ju kishin çuar grekët 5000 vjeçarë si Bejleri dhe Curri, të blerë për 300 euro në tregun e mizerjes dhe prostitucionit shqiptar dhe të larë me ujin e bekuar të Janullës, që t'ja shpjegonin historinë e lashtë greke, siç ja shpjegojnë qytetarëve të Shqipërisë dhe parlamentit bashkimeuropjans.
Le te plasi neser ndoshta bota dote mesoj dhe respektoj kufijt persa i perket sot Amerikanet nuk respektojn askend vec Izraelit por ndoshta dote mesojn nga Kinezet por per interesin e vet jan te njejtit.
Igor or filozof. Une trapi mendoj se po plasi lufta midis Kines dhe Amerikes, nuk do kete me "neser" per idete e tua gjeniale te respektit reciprok....
Ik o bole, ha ndonje spec. Futi dhe nje bismilah dhe je ne rregull.
Po dakort qe kinezi Xi, paska permendur kurthin e Tuqididit. Po rezultatin perfundimtar te kurhtit e permendi Kinezi….? Te permendin Lisandron si perfundon kurthi. Me qe qenka Kina si Athina e athershme dhe USA si Sparta.
Lufta e Peloponezit(431-404)ndërmjet Athinës dominante dhe hegjemone ne hapsiren Elenike dhe aleateve te saj dhe Spartes ne ngritje përfundoj pas 27 vjet lufte ne det e ne tok me fitoren e Spartes.Lufta shënoj fundin e epokës se arte te Athinës dhe fillimin e hegjemonise spartane ne gjithë hapësirën Elenike.Athinasit duke qene deri atëherë me te fuqishëm ekonomikisht e ushtarakisht dhe me histori të gjate e te lavdishme betejesh rane ne kurhin e mendimit e fitores te një lufte te shpejte e te lavdishme.Spartanet nga ana e tyre një force e re ekonomike e ushtarake qe zhvillohej mbi baza te sigurta kishin hedhur bazat per një lufte te gjate me prapavije te fuqishme.Mendimi Athinës per një fitore te shpejte dhe aftësitë e Spartes per një lufte te gjate përbëjnë kurthin ne te cilin ra Athina dhe qu u quajt kurthi i Turkididit.Qe Turkididi qe nga analiza qe ju be luftës shkak kryesor gjeti aftësitë e Spartes per një lufte gjate dhe e quajti kurth.Prandaj quhet kurthi i Turkididit.Une nuk dua te bej analogji me situatën e sotme ndërmjet Kines dhe SHBA-se.Ate e beri Presidenti Kinës kur e përmendi Kurthin Turkididit.Une mendoj se ai me shume se per te thënë Kina është si Sparta,ka dashur te theksoj se një konflikt i mundshesh midis tyre do te jete i gjate e me pasoja shkatërruese per gjithë globin
Në njoftimin që jepnit ju disa ditë më parë për ndryshimin që Kim Yong Un po i bënte kushtetutës se Koresë së Veriut duke vënë si shkak për fillim lufte atomike frikën për jetën e tij, bëra këtë koment : -----------------------------------------"E trembi popullin e Koresë së Veriut edhe për gjysëm shekulli tjetër topolaku Kim Yong Un! Se kush në botë shqetsohet për mënyrën si sillet ai me popullin e tij, këtë hajde dhe merre vesh. Sidoqoftë është frika ajo që në shumë raste shërben si arsye për të nisur luftra dhe bërë hatanë. Izraelitët dhe amerikanët thjesht frikën e paisjes së Iranit me armë bërthamore përdorën si arsye për sulmin ndaj tij. Pra shkurt, i dualën të keqes përpara. Gjatë historisë të gjithë sulmet ushtarake në masë dërrmuese kanë përdorur frikën për arsye të ndryshme si justifikim për fillimin e sulmeve ushtarake. Por topi i dhjamit i Koresë së Veriut ka shkuar edhe më tej, përdor rrezikun për veten e tij si arsye për të bërë gjëma."----------------------------------------------- Presidenti Xi Jinping, ja kujton zotit Trump kurthin e Tukididit për dy arsye; e para, në sulmin që ju amerikanët dhe izraeli nisët kundër Iranit përdorët frikën e paisjes së tij me armë atomike si arsyen më të madhe. Për ne kinezët ky është një tregues i qartë si ju nisni një luftë, gjë që na bënë të mendojmë thellë, për të mos thënë që na trëmb. Dhe e dyta, shumë më e rëndësishme se e para, ju amerikanët do të gabonit rëndë nëse nisni një sulm ndaj nesh, duke përdorur përsëri si shkak frikën tuaj se mos ne sulmojmë Taivanin për t'a pushtuar forcërisht. Por pa u zgjatur, duhet vënë në dukje se Taivani, pas një durimi dhe pritje 300 vjeçare në mënyrë paqësore ju bashkua Kinës dhe vetëm pas revolucionit të vitit 1949 që solli në pushtet komunistët u shkëput prej saj nën një mbrojtje të Amerikës. Kisinger, në takimin që patën me Mao Ce Dun në 1971 vë në dukje frikën që delegacioni amerikan pati për të zënë në gojë Taivanin, gjë që mund të prishte bisedimet dhe shuante shpresën për normalizimin e mardhënieve. Mao Ce Dun e vuri re dhe bëri deklaratën që i habiti të gjithë: "Çështja e Tajvanit? Po këtë ne mund t'a diskutojmë edhe pas 100 vjetësh". Atëherë, thotë Kisinger, ne pamë sa shumë kishim gabuar me frikën tonë, gjë që kishte bërë të humbisnin 20 vjetë për normalizimin e mardhënieve me Kinën. Historia na tregon se kinezët janë shumë më të arsyeshëm sa të mendohej se ata do të kërkonin të përdorin forcën kundër vëllezërve të një gjaku për të qënë administrativisht të bashkuar. Hong Kongu dhe Macao flasin qartë për këtë. Ndaj frikën e amerikanëve për një sulm të Kinës për marrjen me forcë të Tajvanit, rastet e mësipërme nuk e përligjin. Çdo njeri i arsyeshëm e ka të qartë se Taivani nuk mund të shërbejë si arsye që dy superfuqitë të përplasin brirët me njëra tjetrën.
Thoukydídis i urte kinez ia tha hapur aventurierit amerikan: Larg duart nga Taivani!
Bud, duart në Taiwan po i fut ai i "urti" tënd dhe jo të tjerët. Idioti, idiot mbetet, gjithnjë i sheh ngjarjet së prapthi. Tajvanezët, ose kinezët e Tajvanit, duan të jetojnë në ishullin e tyre si duan vetë dhe jo si do një idiot si ti.