Çfarë është 'Sindroma e Havanës' që po përdor inteligjenca ushtarake ruse kundër CIA-s?

1 Prill 2024, 13:39Bota TEMA
Çfarë është 'Sindroma e Havanës' që po

“Sindroma misterioze e Havanës" që ka prekur diplomatët amerikanë, mund të lidhet me armët energjetike të përdorura nga njësia e sabotazhit të inteligjencës ruse GRU. Përfundimi vjen nga një investigim i grupit mediatik Insider, më bazë në Letoni. Investigimi është bërë në bashkëpunim me median gjermane Der Spiegel.

"Anëtarët e skuadrës famëkeqe të inteligjencës ushtarake të Kremlinit, janë vendosur në skenën e sulmeve të dyshuara ndaj personelit të qeverisë amerikane jashtë shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre", thuhet në shkrim.

Sindroma e Havanës fillimisht preku një agjent i CIA-s në kryeqytetin kuban Havanë, në vitin 2016. Simptomat përfshijnë zhurmë në vesh, dhimbje koke kronike dhe dëmtime të qëndrueshme psikofiziologjike.

Sipas investigimit, anëtarët e një njësie të inteligjencës ushtarake ruse kishin qenë në skenën e incidenteve që përfshinin personelin amerikan dhe se anëtarët e lartë të Njësisë 29155. Madje ata u promovuan nga autoritete ruse duke marrë çmime për punën në lidhje me zhvillimin e "armëve akustike" jo vdekjeprurëse".

“Misioni i agjencisë GRU 29155, është të gjejnë, rregullojnë dhe përfundojnë të gjitha porositë, për të qenë një mbështetje për ëndrrat perandorake të Vladimir Putin. Ata janë të specializuar për vrasje dhe destabilizim politik”, tha ish Oficer i CIA, prononcim për Insider.

Carrie, agjente eFBI-së që punon në kundërzbulim, deklaron se në vitin 2021, ndërsa ishte nështëpi në Florida, u godit nga një forcë paralizuese

"Në veshin tim të djathtë u dëgjua një zhurmë. Atë e ndjej edhe sot. Ekipi famëkeq i sabotimit të inteligjencës ushtarake të Kremlinit, GRU 29155 është një njësi përgjegjëse për planifikimin dhe organizimin e operacioneve klandestine jashtë vendit, duke përfshirë vrasjet e synuara dhe fushatat e ndërhyrjes në Evropë”, u shpreh Carrie, ish-Oficere e CIA.

Shumë zyrtarë amerikanë raportohet se vuajtën simptoma të Sindromës së Havanës. Efektet u bënë të qarta përpara vizitës së Zëvendës Presidentes së SHBA, Kamala Harris në vitin 2021 në Vietnam.

Si pjesë e hetimit, dolën prova që tregojnë se Rusia mund të dërgojë armë akustike me rreze të gjatë te qeveria e Hanoit. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në këto episode, duke mbuluar me mister një nga zhvillimet më të rëndësishme ne fushën e shërbimeve sekrete.

Lini një Përgjigje