Një goditje e fortë dhe një mesazh i qartë për Erdogan

1 Prill 2024, 09:32Bota TEMA
Një goditje e fortë dhe një mesazh i qartë për Erdogan

Presidenti Erdogan e pranoi humbjen në zgjedhjet lokale të partisë së tij, AKP që duket se doli me rezultatin më të dobët në dy dekladat e fundit. Fituese në pesë metropole është partia opozitare e qendrës së majtë, CHP.

Entuziazëm tek partia socialdemokrate opozitare, CHP. Pas publikimit të rezultateve të përkohshme zgjedhore në Turqi, kreu i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu ka mbrojtur mandatin e tij në Stamboll. Partia CHP kryeson para partisë së presidentit, Erdogan, AKP me kandidatin e saj, Murat Kurum. Erdogan u angazhua fort në fushatë në mbështetje të Kurumit. Kreu i CHP, Özgür Üzel tha se kjo humbje është edhe një mesazh i zgjedhëseve dhe zgjedhësve për Erdoagnin. "Tek këto zgjedhje qytetarët tanë nuk ka votuar vetëm për kryetarët e bashkive, por edhe për atë se si duhet qeverisur ky vend. Populli ynë i ka dhënë një mesazh të fortë atij që ka reduktuar të ardhurat tona, ka shkelur me këmbë demokracinë dhe ka shkatërruar shtetin ligjor: Ne duam që vendit tonë t'i rikthehet shteti ligjor."

Partia opozitare e qendrës së majtë, CHP ka fituar ndërkohë edhe në pesë qytete të tjera të mëdha në vend, mes tyre edhe Bursën. Edhe zona e prekur fort ga tërmeti, Adyiaman ka kaluar nga partia e Erdoganit, AKP tek CHP. Por fituesi më i madh tek kjo parti është kreu i bashkisë së Stambollit, Imamoglu. Ai tha me vetëbesim të dielën në mbrëmje. "I kemi fituar zgjedhjet."

Pas numërimit të më shumë se 98% të votave partia, AKP ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet lokale prej dy dekadash, sipas mediave. Partia e qendrës së majtë, CHP fitoi në shkallë vendi 37,6 të votave raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Kurse AKP ka arritur 35,7 të votave, sipas rezultateve të deritanishme.

Do ta respektoj vendimin e kombit: Erdogan pranon humbjen

Megjithëse këto kanë qenë zgjedhje lokale, rezultati mund ta ndryshojë Turqinë, është shprehur politologu turk, Suat Özcelebi në bisedë me televizionin gjerman, ARD në Stamboll. Imamoglu pas fitores ka edhe një rol tjetër. "Populli turk i ka thënë qeverisë 'stop'. Këto rezultate do të çojnë aty,  që politika të ristrukturohet, të ketë liderë të rinj në politikë. Veçanërisht emrin e Imamoglu ne do ta dëgjojmë që tani gjithnjë e më shpesh në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2028."

Por në shkallë vendi, AKP përafrohet në nivel rezultatesh me partinë opozitare, CHP. Sidomos në Anadollin Qendror dhe disa zona në Detin e Zi kjo parti mbetet fuqi kryesore. Presidenti Erdogan pranoi humbjen në një fjalim natën e së dielës. Ai bëri fjalë për 85 milionë njerëz në Turqi dhe për demokracinë si fituese. "Për fat të keq nuk e arritëm në këto zgjedhje lokale rezultatin e dëshiruar. Në instancat e partisë sonë ne do ta analizojmë këtë drejt dhe do të ushtrojmë me guxim vetëkritikë. Ne do të analizojmë arsyet e këtij hapi mbrapa dhe do të marrim masa." Do ta respektoj vendimin e kombit, tha Erdogan.

Kurse në lindje të Turqisë ka fituar partia me shumicë kurde, DEM në shumë provinca, si në Mardin, Diyarbakir, Batman dhe Van. Zgjedhjet sipas drejtuesit të Komisionit zgjedhor në shkallë vendi u zhvilluan në përgjithësi të qeta. Vetëm në lindje të Turqisë ka pasur të dielën përleshje të dhunshme, ku humbën jetën dy vetë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

15 Komente

  1. D
    Drejt

    Keqardhje per popullin shqiptar qe nuk po arrin te hedhe poshte ramen sulltanin e shqiperise dhe veliajn sulltanin e tiranes. Respekte per turqit qe po shtrojne rrugen drejt demokracise

    1. N
      Nji çun Tirone, tek Pazari Ri.

      Po more po; o me të meta funksional me anonimatin "Drejt", që padiskutim je pjesë e trushpëlarëve të Rithemelimit Vulës Like floririt. Akoma Ju trushpëlarë nuk e keni kuptuar se "jeta vazhdon" dhe se Shqipëria është pjesë e Perëndimit Euro-Atlantik dhe Jo e Lindjes ku është Rusia apo Lindje së Mesme ku është Turqia. Ju jeni miqtë e Greqisë së supër-monstrës Fredi Beleri, ndaj jeni anti-Shqiptarë 1000%, filo sllavë e grekë që në lindjen tuaj më Dhjetor 1990.

      1. G
        Genti

        Prit i her, rrokada do behet kur cdo rrembythje e qeverise aktuale te ket minimalisht 2 shpi ne Tirane, nje vile ne rrethina, nje vil ne durres dhe nga nje apt/vilete ne jug. Pa mbaru kjo vjedhje qe e shesin sikur po blejn te huajt e diaspora nuk ikin kta. Kur te mbetet kazani bosh ather po

        1. L
          Lexhenda

          Po ke te vendosim ne krye? Berishen prap? Apo Lul gjumashin? Apo Ilir Meten? Me jep nje alternative te lutem!

          1. T
            Top G

            Kjo Partia Socialiste, kurva ka e kurva kishte, Por qe kur e mori Edi Rama, e mbushi me putana.

          2. l
            lexues

            O i drejti si draperi dhe sipas teje duhet te vije ne pushtet greket Sali Ilir e Fredi.

            1. L
              Lini

              Nuk permbahen dot patronazhistet kur degjojne gjera te verteta per sulltan ramen dhe pasha velinen

            2. V
              Vranakonti

              Rama nuk eshte sulltan,ai eshte nje njeri i thjesht si vete populli,ka lidhje te forta dhe do t'a votoj perseri. ju te Saliut mbani syt te koqet e demit se mos i bjen.

            3. S
              Sufllaqja me qepe

              Te marrim mesim nga turqit qe nuk u shiten per nje doner. Bravo.

              1. p
                popullori prej Tirone

                Or ti komentues, i ashtuquajturi "Drejt": ...............Populli shqipetar nuk i hedh posht "Sulltanet" sepse ka arsye te forte. ...............Si mund te hedhesh posht nje "Sulltan" per ngritur nje "HAXHIQAMIL" qe u be sebep edhe per largimin e Princ Vidit............A nuk i shef per çdo mbasdite lakejte Haxhiqamiliste qe i bejne fresk nje Haxhiqamili atje ku edhe rruga po merr emrin "RRUGA E TE MARRIT"...................Kjo eshte frika qe ka populli shqipetar per te ngritur LART te RINJTE......................Shiko se si i Marri Haxhiqamil ka pas akoma te ndryshkurit qelepirxhinj te viteve 90-te, dhe me ndryshe, Sulltani ka bere ndryshime.........prandaj e ka hak. ....................Ae ke ti fuqine qe ti mbushesh mendjen popullit shqipetar qe te votoje vetem partite e reja me te rinj si ato te QORRIT, te Avokatit, te Endrit etj, etj, ???????????

                1. H
                  Humoristi

                  Nese humbja e pushtetit lokal eshte mesazhe per sulltanin turk,pse Lulbrava me gjysherit ia falen pushtetin lokal sulltanpiktorit!?

                  1. D
                    D

                    Ngushellim,per evlatin per koke te Rexhepit,ramiun,qe ne emer te Babes,vazhdon te fitoje ketej mes turmes arna-muteqe ka mbetur si 600 vjet me pare.

                      1. X
                        Xyz

                        Diktatori Turk fytyra me keqe e Turqise qe nga koha e Osmanit , diktator , hajdut , mashtues me ane te fese , shkelmues i idealeve te Ataturkut te madh , qenka veshur me te zezavsibNaziste me popullin turk eshte sjelle si Nazist ,bkorrupturi me i madh te gjitha koherave ne Turqi . Ne Turqi me humbjen e diktatorit Erdogan sot lind demokracia kjo date do shpallet feste zyrtare ne Turqib" Rilindja e Demokracise".....! @

                        1. e
                          emigranti

                          dakort o drejte po e rrezon ramen po ke te ngresh saliun hajdut - kriminelein qe shkateroj dhe dogji shqiperine, qe i futi semundjen e hajdutllekut per cdo te keqe nje semundje e pa sheruashme

                          Lini një Përgjigje