
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO është tema kryesore në samitin që po mbahet në Vilnius, Lituani.
Aleanca tha në 2008 se Ukraina mund të anëtarësohej në një datë të ardhshme, por kohët e fundit refuzoi kërkesën e saj për anëtarësim "të shpejtë".
Pika e bllokimit vjen në nenin 5 të kartës së NATO-s, i cili thotë se nëse një anëtar sulmohet, të gjithë të tjerët duhet t'i dalin në mbrojtje.
Nëse Ukraina do të bashkohej tani, vendet e NATO-s teknikisht do të duhej t'i shpallin luftë Rusisë. Kievi ka pranuar se nuk mund të bashkohet gjatë konfliktit, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur më pas.
Ndërkohë, këtë të martë, Presidenti Volodymyr Zelensky e konsideroi absurd faktin se ende nuk ka një afat kohor mbi anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
"Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës", tha Zelensky.
Pse tani e more vesh ti zhele gastori, qe: ata po te perdorin per interesat e tyre hegjemoniste dhe nje dite do te flakin si limon i shtrydhur, dhe ç'eshte me keqa do shpallesh si i koruptuar dhe tradhetar i popullit te ukraines.
Te fillojme te pastrojmë bunkerët eshe njëherë.
Ndogh qe eshte mire te kesh nje bunker ne Tristan da Cunha e te marresh nja 3 ton ushqime se bota do shkoje per lesh. Amerika do lufte me Rusine dhe Evropa do te pirdhej e para po te plaste
Thjeshtë..Plas lufta e tretë Botërore dhe njerëzimi ikën për lesh.