Rusia: Nëse SHBA furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese, do të përdorim municione të ngjashme

11 Korrik 2023, 21:50Bota TEMA

Rusia: Nëse SHBA furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese, do

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se Moska do të detyrohej të përdorte arsenalin e saj me bomba thërrmuese nëse Shtetet e Bashkuara do të furnizonin Ukrainën me municione të tilla. Komentet e tij u bënë publike nga agjencitë ruse të lajmeve.

Javën e kaluar Uashingtoni njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me bomba thërrmuese, municione këto shpërthyese, që zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash, më të vogla, në një sipërfaqe të gjerë. Mes rrezikut që paraqesin për popullatën civile, edhe pas një konflikti të armatosur, mbi 100 vende të botës e kanë ndaluar përdorimin e tyre, mes tyre Britania dhe Japonia.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrin Shoigu të ketë thënë se Rusia posedonte bomba thërrmuese, por deri më tani nuk i kishte përdorur ato në operacionet e saj ushtarake.

Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Rusinë se ka përdorur bomba thërrmuese në Ukrainë, duke shtuar se ato kanë pasur një shkallë të lartë dështimi, deri në 40%, duke e lënë tokën të mbushur me bomba të pashpërthyera. Uashingtoni thotë se bombat thërrmuese që do t’i dërgohen Ukrainës, kanë një shkallë të ulët dështimi, prej më pak se 2.35%.

Duhet të theksohet se Rusia ka në dispozicion bomba thërrmuese, për të gjitha rastet... Ato janë shumë më efektive se ato amerikane”, tha ministri rus i Mbrotjes.

Zoti Shoigu shtoi se ushtria ruse po merrte masa për të mbrojtur trupat e saj nga municione të tilla.

Sipas organizatës “Human Rights Watch” Moska dhe Kievi kanë përdorur bomba thërrmuese gjatë konfliktit gati 17-mujor në Ukrainë, të cilin Rusia e quan një "operacion special ushtarak".

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë nënshkruar Konventën kundër Municioneve Thërrmuese.

Zyrtarët amerikanë thonë se vendosën ta plotësojnë kërkesën e Kievit për bomba të tilla, pasi u bë e qartë se Ukrainës po i mbarojnë municionet e rregullta të artilerisë dhe se prodhimi nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e ngutshme të saj. Aleatët e ngushtë të Shteteve të Bashkuara, mes tyre Britania, Kanadaja dhe Gjermania, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit të bombave thërrmuese.

Po të martën zoti Shoigu tha se Rusia "po reduktonte ndjeshëm" potencialin e kundërofensivës së Ukrainës dhe se forcat ruse kishin fituar terren gjatë kundërsulmit të tyre në drejtim të Lyman-it në rajonin lindor të Ukrainës, Donetskut.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    e keni bërë që në fillim të agresionit dhe sidomos në zona urbane!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceno miku jot

      Censuma ka qen aty kur i kini perdorur ne zonat civili, ishte duke ngren mutin e mercenarevet te wagnerit bile nje bombe i plasi ne sume, keto te dhena jane te siguruara nga radio "çeri i zheles" me qender ne burgajas te matit.Duhet ti besojm se, eshte ivetmi birkurvet qe s'ha mut kot.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        jo mor ti se nuk kam qënë aty,por më ka treguar pidhi i satëme kur u këthye nga ukraina!!në fakt ajo shkoi nja një muaj për tju a ulur ukrainasve!!kuptohet falas,dhe ra nën breshërinë e skarsitetit rus!!o biri i putinit,a i satëme,është e njëjta gjë,e di ku ishte problemi??mamaja tënde punonte në qytet,nuk shkonte në front për tua u ulur ukrainasve!!rastisi e shkeli në një nga ato 30 % të bombave që nuk plasin dhe ju dëmtua vidhi!!ju bë sallatë!!kur u këthye këtu,ne kujtuam se mbetëm pa gjë,por i kishte shpëtuar tjetra!!tashti punon me indjetro,por prapë e ka nivelin të lartë!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje