Çfarë përmbajnë letrat e shkruara me dorë që Trump i grisi dhe u përpoq t’i zhdukte në tualet?

9 Gusht 2022, 11:01Bota TEMA

Çfarë përmbajnë letrat e shkruara me dorë që

Menjëherë pasi lajmi për bastisjen e FBI-së në kompleksin Mar-a-Lago që Donald Trump zotëron në bregdetin e Floridas, ku po kërkohen materiale të klasifikuara të Presidencës së SHBA, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-presidentit.

Haberman po zbulon imazhet e reja në librin e saj të ardhshëm “Njeriu i besimit”, dhe ato janë postuar më herët nga Axios, duke zbuluar dy raste në të cilat Trump me sa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur nga syri i të tjerëve rreth tij.

Ndërkohë, CNN ka raportuar më parë se si Trump shkeli ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale dhe shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi t’i lexonte ato.

Ai hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, letra të cilat u zbuluan më vonë kur u thirrën teknikët për riparimin e tualeteve të bllokuara.

Trump i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për “Axios” të hënën, një zëdhënës i tij pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar.

Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se kujt apo çfarë teme i referohen dokumentet, por duket se ato janë shkruar me dorëshkrimin e Trump me stilolaps të zi.

Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetri është nga një udhëtim jashtë shtetit dhe ajo i ka siguruara nga një burim i Shtëpisë së Bardhë në kohën kur drejtohej nga Trump.

“Kush e di se çfarë përmbanin ato letra? Vetëm ai do ta dinte dhe me sa duket kushdo që merrej me të, por pika e rëndësishme është te të dhënat”, tha Haberman për CNN.

Më tej ajo zbuloi se Trump kishte një model të mospërfilljes së procedurave normale të ruajtjes së të dhënave. Në një rast, Trump pyeti nëse dikush dëshironte ta vendoste një kopje të një fjalimi që sapo kishte bërë në kabinën e shtypit Air Force One, në ankand në eBay.

Në raste të tjera, Trump do t’i ngarkonte ndihmësit që të mbanin kuti me memorandume të palexuara, artikuj dhe drafte të Tweet-eve në bordin e avionit presidencial që ai t’i shqyrtonte dhe më pas t’i griste në copa.

Një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se ndërsa ruajtja e dokumenteve ishte një përgjegjësi kryesore e sekretarit të stafit, pjesës tjetër të stafit të lartë të Trumpit i mungonte ndjenja e detyrimit të tyre për të mbajtur të dhënat e dokumenteve që lëviznin nëpër krahun perëndimor.

13 Komente

  1. U
    Uran Marku

    Botim pa piken e seriozitetit , pse ceshte Trumpi ?? Ordiner i thjeshte ?? Ai eshte sharlatani me i madh president i USA, po jo dhe deri na ate grade te hedhi ne banja fletushka , besoj ketu ekzagjerimi harin kulmin duke e ditur se sot ka makineri moderne dhe te sofistikuara te ekzekutimit te shkrsave , te ashtuquajturat "Ujku " e ben fleten te mos lexohet me kurre ne mijra pjese mikroskopike .... Pastaj , ka njeri serioz te besoj se keto banja te rendomta dhe fare te thjeshta ishin te viles se Trumpit ne Mer A Lago ?? Si shume te thjeshta duken per filozofine e tij te kish reth tij vetem shtrenjtesi dhe lux te cfrenuar ....nejse

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dyli

      Me e bukur ishte ajo qe Trump 77 vjec, rreth 150 kile, kerceu nga sedilja e mbrampme e makines dhe kapi per fyti agjentin e sherbimit secret 30 vjecar nga me te trainuarit ne bote..... Mbasi e kane hetuar 10 here dhe nuk kane gjetur asgje dhe pasi nuk kane lene gje pa thene per 6 vjetet e fundit - nuk jam i sigurte se kush eshte SHARLATAN.....

      Përgjigjjuni
      1. U
        Usa

        Dyl sumshqymi, po ta shkerdhejne baben. Sulju Kongresit prap qurravec taliban. Akoma e mbron mor koqe kandari?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dyli

          Haha pas 10 hetimeve qe nuk gjeten asgje eshte njeriu me i investiguar dhe i paster ne histori nuk ka nevoje per mbrojtje. Comrad kjo eshte semundja, e leftoids, paranoja - te kujtohet "Xhaxhi" Enveri qe gjente vetem armiq dhe tradhetare te kujtohen POLIAGJENTET ?

          Përgjigjjuni
          1. U
            Usa

            Dyl sumshqymi. Ti ose jeton ne USA dhe je komplet qorr e shurdh, ose jeton ne Kakmandu dhe ben amerikanin. O zavall, kane sulmuar Kongresin me shpifjet e ketij. Mbase ke qene edhe ti me ata. Prit te mbaroje FBI pune, drejtesia te nxjerre fajesine ose jo dhe pastaj hajde na bej moral. Keshtu na caje hajdarin edhe para zgjedhjeve dhe e kishe te sigurt qe do fitonte Trump, por sic gjithe bota e pa, iku ne pidh te motres nga nje plak qe nuk beri asnje dite miting. Pra mos ha mut kot me pak fjale.

            Përgjigjjuni
      2. E
        EDI

        NJE CAKMAK PSH

        Përgjigjjuni
      3. Y
        Ylli Ndroqi

        LEXOJENI ME KUJDES: ESHTE EMRI "EVIS KOKALARI"! E KA HEDHUR NE HALE...!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uran Marku

          Hahahahahahahahahahahahahahahahahahhaah me bere te qesh me lot .

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zagali

          Nje pjese te rendesishme te dokumentave te shtepise bardhe Trump ja ka derguar Sali Berishes ne Tirane.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Denis

            Po ta kete thene CNN ska dyshim qe eshte e vertete. Qelbesirat e medias do bejne te veten. Do mashtrojne si bene per bashkpunimin e Trump me Rusine qe doli histori e sajuar dhe e paguar nga parazitet e partise demokratike Amerikane dhe Hillary Clinton.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              deni mor koqe,aman mo na qelb!! o koqe nuk po e shikon që don trapi përdhoset për njëçikë putanë?? të gjitha gratë i ka sllave!! eh sa idiotë ka kjo botë!?

              Përgjigjjuni
            2. P
              Papi

              Po ti me emrin USA,pse shan sa here qe dikush flet me fakte ate qe ste pelqen ty.Ti je nga ata trimat mdas ekranit o byth qire qe do kesh mesuar anglish tani dhe te duket vetja i zgjuar.Legen

              Përgjigjjuni
              1. M
                Momqirsi Papit

                Papi ty pse te dogji cfare tha USA? Do jesh edhe ti ndonji dobic i trampit apo i ben gojore? Ore na mbyten kllufat qe mbrojne trampin mer hej. O Usa ktheji ndonji pergjigje kti pap boles!!

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje