Çfarë pritet të diskutohet në takimin e G7

19 Maj 2022, 11:12Bota TEMA

Çfarë pritet të diskutohet në takimin e G7

Partnerët e G7 do të takohen në Gjermani këtë të enjte, në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të riparuar ekonominë e shkatërruar nga lufta në Ukrainë. Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen tha në një fjalim të martën, tha se mbështetja e premtuar deri më tani “nuk do të jetë e mjaftueshme për të adresuar nevojat e Ukrainës, edhe në një afat të shkurtër”.

Yellen, e cila po merr pjesë në takimin në Koenigswinter, u bëri thirrje partnerëve amerikanë të “bashkohen me ne në rritjen e mbështetjes së tyre financiare” për Ukrainën.


Pushtimi i Rusisë ka shkatërruar financat e Ukrainës, duke shkaktuar një rënie të të ardhurave nga taksat dhe duke e lënë atë me një mungesë prej rreth 5 miliardë dollarë në muaj.

SHBA ka dhënë një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për të forcuar arkat e Kievit dhe furnizimet ushtarake. Por ekonomia më e madhe në botë po përballet me sfidat e veta në vend me rritjen e inflacionit, ndërkohë që rriten frika se vendi mund të shkojë drejt recesionit.

Evropa po përballet me perspektiva të ngjashme, ku ndërprerjet e shkaktuara në furnizimet e lëndëve të para, komponentëve dhe mallrave bujqësore kanë errësuar perspektivën.

Për më tepër, varësia e madhe e kontinentit nga importet ruse të energjisë e lë atë të ekspozuar ndaj rritjeve të mëtejshme të çmimit të karburantit ose ndërprerjeve të mundshme të furnizimit.

Lini një Përgjigje