Finlanda, vendi i parë që mund të ngrijë fondet e OKB-së

14 Gusht 2022, 21:40Bota TEMA

Finlanda, vendi i parë që mund të ngrijë fondet e

Finlanda thuhet se ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm për të ngrirë të gjitha fondet për Kombet e Bashkuara (OKB).

Kjo pas skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit në këtë organizatë.

WIN (Organizatë Jofitimprurëse) dhe partnerët e saj kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rishikim urgjent dhe reformim të mekanizmave të sinjalizimit në OKB.

Vendimi i qeverisë finlandeze, vjen pasi u zbulua nga një informator i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) se liderët e lartë dyshohet se kishin mashtruar dhe keqmenaxhuar 60 milionë dollarë të fondeve në lidhje me financimin e Finlandës.

Bëhet fjalë për projektin e inovacionit S3i.

Rishikimi synon të ekzaminojë gjendjen e sistemit të sigurisë së brendshme të OKB-së dhe të zbulojë nëse OKB-ja po ndjek protokollet e veta.

Ç ‘është më e rëndësishmja, hetimi do të shqyrtojë gjithashtu transparencën dhe aparatin e sinjalizimit brenda OKB-së dhe nëse stafi është në gjendje të raportojë zbulime pa frikë nga hakmarrja.

“Të gjithë kanë nevojë për përgjigje. Ne duhet të sigurojmë se ekziston një sistem sigurie. Nëse ministri im më pyet nëse është e sigurt të shpenzohen paratë e taksapaguesve në OKB sot, përgjigja ime është se sinqerisht nuk e di”, tha ministrja e Jashtme e Finlandës, Titta Maja.

WIN shkruan se janë bërë rekomandime konkrete për reforma, por me sa duket janë injoruar deri më sot.

Lini një Përgjigje