Vajzat që sfidojnë talebanët, si arsimohen të rejat afgane përballë guerilasve

14 Gusht 2022, 18:00Bota TEMA

Vajzat që sfidojnë talebanët, si arsimohen të rejat afgane

Nafesa ka zbuluar një vend të mirë për të fshehur librat e shkollës nga sytë mbikëqyrës të vëllait të saj taleban: kuzhinën, ku burrat afganë nuk para afrohen.

Disa qindra mijëra vajzave dhe grave të reja si Nafesa u është mohuar e drejta për arsim, që kur talebanët rimorën pushtetin një vit më parë. Por, etja e tyre për të mësuar nuk është shuar.

“Unë shkoj edhe në medrese, ndaj mund t’u përgjigjem pyetjeve të vëllait tim. Shkoj atje në mëngjes dhe kthehem në shtëpi pas mesdite. Bëj që ai të mos ketë dyshime. Ai mund të më bëjë pyetje dhe nëse unë nuk arrij t’i përgjigjem, atëherë ai do ta kuptojë”, thotë ajo.

Në mënyrën më mizore, shkollat për vajzat në shumë rajone të Afganistanit nuk janë lejuar të hapen. Por shkolla të fshehta janë krijuar në dhomat e shtëpive të zakonshme.

“Nuk doja që këto vajza të bëheshin si unë, ato duhet të kenë një të ardhme më të mirë. Aktualisht, shumë vajza të mitura detyrohen të martohen. Unë u martova që 12 vjeç. Luftova shumë që të arsimohesha dhe nuk dua që ato të përjetojnë të njëjtën gjë”, shprehet Tamkin, mësues.

Në tërësi, mësuesit afganë thonë se Islami nuk e justifikon ndalimin e vajzave që të shkollohen.

Lini një Përgjigje