Kisha përfshihet nga flakët, të paktën 41 viktima

14 Gusht 2022, 15:32Bota TEMA

Kisha përfshihet nga flakët, të paktën 41 viktima

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një Kishë kopte në Giza të Egjiptit.


Sipas burimeve nga ministria e Shëndetësisë, 45 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej.


Burime nga policia egjiptiane bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër elektrike.


Në momentin e ngjarjes në Kishë mendohet të kenë qenë rreth 5000 besimtarë.

Lini një Përgjigje