Pas Nancy Pelosi, një delagacion me zyrtarë të lartë amerikanë viziton Tajvanin

14 Gusht 2022, 16:09Bota TEMA

Pas Nancy Pelosi, një delagacion me zyrtarë të lartë

Një delegacion i kongresit amerikan i kryesuar nga senatori demokrat i Massachusetts Ed Markey mbërriti në Taipei për një vizitë të paparalajmëruar dy-ditore, tha në një deklaratë të dielën zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Tajvanit, Joan Wu.

Delegacioni përfshin gjithashtu deputetët demokratë John Garamendi, Alan Loëenthal dhe Don Beyer dhe përfaqësuesi republikan Aumua Amata Coleman Radewagen, thuhej në deklaratë.

Ekipi do të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-ëen dhe ministrin e Jashtëm Joseph Ëu dhe gjithashtu do të zhvillojë diskutime me komitetin e çështjeve të jashtme dhe mbrojtjes kombëtare të parlamentit të Tajvanit për çështjet e sigurisë dhe tregtisë.


Ministria e Jashtme shtoi se e mirëpriti sinqerisht delegacionin dhe i falënderoi ata për mbështetjen e fortë të SHBA për Tajvanin, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin.

Vizita vjen pas udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të këtij muaji, i cili përkeqësoi marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Lini një Përgjigje