Kishte pasuri 5.8 miliardë dollarë, vdes në Indi “mbreti” i tregjeve të aksioneve

14 Gusht 2022, 17:23Bota TEMA

Kishte pasuri 5.8 miliardë dollarë, vdes në Indi

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçari miliarderi indian Rakesh Jhunjhunwala.

Jhunjhunwala, i cili bëri një pasuri nga tregu i aksioneve, vdiq të dielën në një spital në qytetin e Mumbait.

Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mediat kanë mësuar se bëhet fjalë për një mosfunksionim të veshkave.

I quajtur shpesh Warren Buffett i Indisë, Jhunjhunwala, sipas revistës Forbes, kishte një pasuri neto prej rreth 5.8 miliardë dollarësh.

Ai ishte pjesë e një brezi investitorësh që përfituan nga reformat historike të vitit 1991, të cilat hapën ekonominë e Indisë.

1 Komente

  1. S
    Sara

    sa morri me vete?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje