Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”.
Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC) është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga të pandehurit më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara në pritje të gjyqit. E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.
Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta. Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.
Nga ky burg kanë kaluar emra të njohur, përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe këngëtari R. Kelly, i dënuar për trafikim njerëzor.
Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.
Burgu është kritikuar ashpër ndër vite për kushtet e këqija, të cilat janë cilësuar si “çnjerëzore” dhe “ferr mbi tokë”.
Dua nje standarti europiane me ty, zona Tabakeve. Te ngre nje cadere ne dhomen tende te gjumi. Do jete e kendeshme, thellesisht demokratike ku nuk na nderhyn dot policia.. Proteste e mbrekullueshme anti Maduro Rama.
Po ta shikojne kaq te bukur Sala , Noka end company do ikin me kembet e veta
Ne nje kohe qe gjithe mediat kryesore Amerikane dhe boterore japin live transportimin e Moduros dhe Ciles ne gjykate per tu perballur me akuzat, Euro News,jep lajme koti pordhi kali. Media europiane Sorosiane.
Po te kishte drejtesi ! Aty duhet te ishte dhe pedofili Trump
Palloshi ka tre dite qe spo behet i gjalle kerkund. Ai din ate qe ne nuk e dime. Mbase ai mund te perfundoje pikerisht tek ky burg.
Çdo gje qe eshte mbi toke, çdo gje qe eshte nene toke, çdo gje qe eshte mbi uje, çdo gje qe eshte nene uje, çdo gje qe eshte ne ajer, ne kozmos, ne planete, ne galaktika, çdo gje qe eshte ne univers u PERKET ME PLOTE TE DREJTE DY TE DREGUAREVE TE ALLAHUT, DONALD TRUMP dhe VLADIMIR PUTIN, QE JETA TU ZGJATET NGA DITET TONA. Jemi me fat, jemi te SHENJUAR NGA ALLAHU QE JEMI BASHKEKOHES ME DY HYJNORET