Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision për Ngushticën e Hormuzit

21 Maj 2026, 17:30Bota TEMA
Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision

Franca ka refuzuar idenë që NATO të ketë rol në një mision të mundshëm ndërkombëtar për garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavreux, deklaroi se NATO nuk është aleanca e duhur për t’u përfshirë në çështje që lidhen me Lindjen e Mesme dhe Hormuzin.

“Synimi ynë është i qartë dhe i qëndrueshëm. Traktati i Atlantikut të Veriut ka të bëjë me Atlantikun e Veriut dhe jo me Lindjen e Mesme”, tha ai gjatë konferencës javore për mediat.

Deklarata e Parisit vjen mes diskutimeve për krijimin e një force ndërkombëtare që do të siguronte lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

6 Komente

  1. D
    Drejt Franca, nuk ka pse perdoret Nato

    Bravo Franca, dhe eshte koha tash te largoni Rutten nga kreu i Natos sepse i kane ikur pellumbat nga kafazi.

    Përgjigjjuni
    1. ■■■■

      Kriz ekonomike dhe nē Francē, dje njē grua 39 vjeçe ēshtē hedhur nga kati i 13 me tre fēmijēt 2-4 dhe 6 vjeç.

      Përgjigjjuni
      1. a
        antipatrea

        **** Dhe ç'lidhje ka kjo me ndërzimin artificial ?????

        Përgjigjjuni
      2. X
        X

        Bravo Franca. Nuk i shkon pas lodrave te Ameriqes per te mbjellur luftera gjithandej neper bote.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Bota eshte ne nje transforim te madh gjeolopitik. Nuk eshte e para here, kjo ka ndodhur edhe me pare. Arsyeja qe Shqiperia ka mbetur nje vend i varfer i pa zhvilluar dhe i coepzuar, eshte se Shqiperai gjithmon ka qene vasale e nje grupimi te caktuar dhe kur ka pasur transformime ajo eshte gjendur per fatin e keq ne krahun e humbesit te ketyre transformimeve. Mendoni si do te kishte qene Shqiperia sikur ajo te ishte neutrale ( e mos varme sic e shpallen themeluesit ne 1912) dhe te bashkpunonte me te gjithe per interesin e saj kombetar dhe te popullit Shqiptar. NATO? JO NATO? BE, jo BE? Amerika? Jo Amerika? Po sikur te ishte te gjithe njesoj per zhvillimin e vendit?

            Lini një Përgjigje