Gjermani/ Derri socialist që mbijetoi ndryshimin e sistemit

17 Nëntor 2023, 12:00Bota TEMA

Gjermani/ Derri socialist që mbijetoi ndryshimin e sistemit

Jeta në socializëm i ka kalitur dhe derrat, si Leicoma, derri gjermano-lindor që mbijetoi ndryshimin e sistemit.

Republika Demokratike Gjermane kishte krijuar me Leicomën racën e vet socialiste të derrit. Politikisht derri i racës, Leicoma ka kohë që ka vdekur, ashtu si dhe Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), ku u krijua kjo lloj race. Por në lindje të Gjermanisë kjo racë derri ekziston akoma, falë holandezit Wouter Uwland-it, që është kultivuesi i fundit i tyre.

Ai prodhon çdo vit rreth 2.500 derrkucë Leicoma. Dhe kuptohet këtë nuk e bën për qejf, por sepse prej derrave socialistë nxjerr mjaft fitime. “Derrat i dërgojmë në impiantin e mbarështrimit të derrave që ndodhet dhjetë kilomera larg, në fshatin fqinjë. Atje ata qëndrojnë deri sa bëhen dhjetë-njëmbëdhjetë muajsh, kur arrijnë peshën 180 kg, dhe bëhen gati për t’u therrur”, thotë Wouter Uwland.

Leicoma, është fjalë e krijuar nga bashkimi i gërmave të para të emrave, Lajpcig, Kotbus, Magdeburg, tre rretheve gjermane të ish-Gjermanisë lindore socialiste, ku kultivohej derri, ose më mirë të themi, ku prodhohej mish derri.

Në impiantet e mbarështimit dhe të shumimit të derrave në RDGJ kishte rreth 170 mijë derra që i mbanin në salla të vogla dhe i ushqenin automatikisht, për të realizuar parashikimet e planeve socialiste. Mishi i derrave eksportohej kryesisht në perëndim për të rritur sasinë e valutës.

Jeta në këto kushte pati efekte anësore: derri Leicoma njihet si kokëfortë, që nuk përshtatet lehtë me kolektivin socialist. “Ata janë shumë kokëfortë. Kanë kokën e vet, kushtet në impiantet e mëdha nuk ishin të lehta për kafshët, dhe çdo kafshë luftonte për vete për t’ia dalë mbanë.” – thotë Wouter Uwland.

Por para fillimit të kundër-revolucionit në stallë, Gjermanisë lindore i erdhi fundi dhe bashkë me të edhe derrit Leicoma: mbarështimi i mishit në perëndim ishte më efektiv. Gjermanët e ribashkuar, i lanë derrat gati të zhdukeshin.

Jeta në socializëm i ka kalitur dhe derrat

Por për fatin e mirë të derrave holandezi, Wouter Uwland, erdhi dikur në këtë zonë dhe u njoh me forcën e derrave të Gjermanisë Lindore. Në fermën e tij në landin e Saksonisë, derrat Leicoma rriten tani në ajër të pastër dhe rrinë jashtë pavarësisht nga koha. Jeta në Gjermaninë Lindore duket se e ka forcuar racën e tyre.

“Leicoma është derr i vështirë. Por shumë i përshtatshëm në ditët e sotme dhe ai është shumë produktiv. Ata janë më të rëndë se të tjerët”, tregon Wouter Uwland. Derrat Leicoma kanë dhjamë të mirë në bark dhe brinjë dhe një mish, që ka tjetër pamje nga mishi i racave të tjera.

“Leicoma vetë ka ngjyrë më të errët. Ditëve të sotme mishi i pjesës më të madhe të derrave që rriten me shumicë, duket si mish gjoksi pule”, sqaron Wouter Uwland.

Edhe kasapi Marcus Benser është i bindur për përparësitë e derrit të krijuar në socializëm, pavarësisht nga ideologjia. Në fund të fundit Gjermania Lindore u mundua të ringjallte një derr tipik fshati, sepse e kuptoi atë që kam kuptuar edhe unë, se llojet tradicionale nuk mund të përshtaten me rritjen dhe mbarështimin modern të derrave.

Me derrin Leicoma socializmi gjermano-lindor me sa duket ka dalë fitues ndaj derrave kapitalistë gjermano-perëndimorë, si sa i përket mishit edhe sallamrave. /DW

2 Komente

  1. M
    Meli

    Hade studim hajde!Indirekt me siguri e ke fjalen per Salen.Ja dhe nje motiv me shume se perse nuk behet ky vend me gazetruc te tille qe me siguri do jene studentet e Mark Markut ose te atij derrit tjeter qe vazhdon te jete deputet ne partin e derrave.

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Meli, respekte. Desha të thosha diçka, por nuk po e them, sepse ti ke folur per të gjithë ne. Ky është shembull tipik i rastit kur komentuesi është gazetar, ndersa artikull shkruesi është komplet koqe kandari.

    Lini një Përgjigje