Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë. Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore "Horizon Europe".
Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka "bërë shumë të qartë" refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.
Ajo që nevojitet tani, theksoi Ëadephul, është "gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim" në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.
BE-ja jo në një mendje lidhur me sanksionet
Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve "përcjell mesazhin se jemi të ndarë"./DW
Le te fillojne disa vende te terheqin ambasadat e tyre nga Izraeli apo edhe te perzene stafin diplomatik ne shenje mosdakordesie per kokefortesine e km se tyre. Mendoj se dikush duhet ta marre inisiativen ta ndaloje ate qeveri fashiste e cila po shfaros nje popullsi te tere,sidomos grate e femijet. Eshte turp i madh per njerezimin te shikoje ne 2025 njerez te uritur e te pashprese qe vrapojne per te mbushur nje ene me supe apo kapur nje ndihme qe i hidhet nga lart. Kaq e veshtire qenka per nje shtet te forte qe te merret me disa militante te cilet i quajne terroriste,?Nuk e besoj, pasi ato jane shkaku per te zhdukur nga ajo zone, gjalle apo vdekur banoret e rripit te Gazes
Kaq i trashe je nga trute mor fshatar i pashkolle. Po pse mor budall kaq ta pret ty, c'te thote Hamasi eshte e vertete dhe ti ke rene rehat me ndergjegjien tende!? O psikopat, thirri mendjes, merr e lexo e vezhgo e meso se c'behet me ceshtjen ne fjale, se trute te kan shku per lesh!
faji është i Trumpit që i shkon prapa Netanyahut si qen.
Faji eshte i islamisteve arabe o RROCARIST!
Turp i madh per BE te drejtohet nga Gjermania.
Do ishte mire te drejtohej nga Izraeli...
Bravo Gjermani, ju duhet nje mosad ne gjermani se keni shume musulmane
... edhe ne Graqia duhet Mosadi, se edhe aty te gjithe pro-hamas jane!