
“Vdekja është sigurisht një kalim i vështirë në jetë. Të gjithë ne duhet të shkojmë atje, por nuk është e lehtë. Por është pikërisht ky kalim që mbyll kohën e pasigurisë. Sepse bukuria e jetës, e cila nuk skadon më, fillon pikërisht atëherë.” Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë një komunikimi me audiencën e përgjithshme.
“Ky njerëzim, i cili me gjithë përparimin na duket si një adoleshent i lindur dje, a do të jetë në gjendje të rifitojë hirin e një pleqërie që mban të qëndrueshme horizontin e destinacionit tonë?”, pyeti Papa, shkruan Ansa.
“Dëshmia e të moshuarve, shtoi Papa, bashkon epokat e jetës dhe të njëjtat dimensione kohore, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ato nuk janë vetëm kujtesa, por e tashmja dhe gjithashtu premtimi.
Është e dhimbshme të shikosh se epokat e jetës konceptohen si botë të veçanta që konkurrojnë me njëra-tjetrën, duke u përpjekur të jetojnë në kurriz të njëri-tjetrit. Kjo nuk është e drejtë.”
“Aleanca e të moshuarve dhe fëmijëve – përfundoi ai – do të shpëtojë familjen njerëzore. Aty ku fëmijët dhe të rinjtë flasin me të moshuarit është e ardhmja”.
Nëse jeni ateist, e dini, besoni, kjo është e vetmja jetë që do të keni. Është një jetë e çmuar. Është një jetë e bukur. Është diçka që duhet ta jetojmë plotësisht, deri në fund të ditëve tona. Ku nëse je fetar dhe beson disi në një jetë tjetër, kjo do të thotë që nuk e jeton këtë jetë të plotë sepse mendon se do të marrësh një tjetër. Kjo është një mënyrë tmerrësisht negative për të jetuar një jetë. Të jesh ateist të çliron për ta jetuar këtë jetë siç duhet, të lumtur dhe plotësisht." (Richard Dawkins) Shënim: Nëse argëtimi fillon kur vdes, atëherë le të vdesë Papa, ta provojë si shkohet në të s'ëmës. Në fakt kur vdes nuk shkohet asgjëkundi, por broçkullaxhinjtë tallin trapun me dynjanë, zhvlerësojnë jetënnë tokë, për t'i dhënë rëndësi një jete të përtejme që nuk ekziston.
"Vdekja është një hap i vështirë, por argëtimi fillon atëherë " atëherë nxito se nuk je argëtuar asnjëherë o fra!! ec mor!!