Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

15 Janar 2026, 16:42Bota TEMA
Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe të bashkëpunojë me të gjitha shtetet pa përjashtim. 

Deklarata u bë gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve të ambasadorëve të rinj në Moskë, ku Putin theksoi se Moska mbetet e hapur ndaj dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 

“Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet pa përjashtim”, u shpreh Presidenti rus, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse TASS. 

Komentet e Putinit vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian mbeten të tensionuara, për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Moskës. Megjithatë, Kremlini ka përsëritur disa herë se është i gatshëm për dialog, nëse edhe pala tjetër shfaq të njëjtën vullnet politik. 

5 Komente

  1. F
    Foni

    Nuk e pyet njeri Putin në Rusi, ai që të bënë hatanë është Medvedev. Medvedev ti hedh bombat atomike si fishekzjarre, pa ja bërë syri tërr fare. Zot, ki mëshirë, ruaje botën nga gjëma që mund t'i shkaktojë asaj ky vigan rus!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Foni prej betoni. Më parë mbreti mbante me vete një budalla për tu argëtuar. Se ai fliste broçkulla dhe të gjithë qeshnin. Putini tani është mbret.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Marredhenie normale BE-Rusi se shpejti

      Rusia eshte ne Evrope, heretba vone do duhet te bashkejetojne ne paqe. Po ashtu po ndodh edhe me Kinen. Cilet aleate i mbeten Trumpit vec Netanjahut?

      Përgjigjjuni
      1. a
        antipatrea

        Me kë ??? Me ata "derrkucat" ??? Hahaha ... Spiuni : Mos u mundo kot ! Kudo që t'a vendosësh gardhin atje në Ukrainë ... , klienti të ka ikur ... Mbyll dyqanin tani , dhe kujdes çfarë ha , se e keni dhe për traditë ju andej ...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Putina putana

          Me sa duket tani po japin efekt sanksionet ekonomike ….ky dhe benzolin e avionit te tije e blen kash , me rubla ne dore ….eshte perjashtuar nga cdo lloj shkembimi tregetar dhe parveshjeje me BE ne ….

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje