Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet duke përdorur hartat e printuara

1 Shtator 2025, 12:02Bota TEMA
Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te hartat e printuara të aeroportit, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që bëri që shërbimet e navigimit GPS të mos funksiononin. Kështu raporton "Financial Times", duke cituar tre burime të njohura me situatën.

Lajmi është konfirmuar për "Corriere"  edhe nga zyrtarë të Eurocontrol, agjencia evropiane që koordinon trafikun ajror mbi kontinent, si dhe nga hartat teknike që monitorojnë këtë fenomen.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, më 31 gusht. Avioni privat po transportonte presidenten von der Leyen në Plovdiv, Bullgari, kur pilotët, gjatë fazës së zbritjes, humbën mundësinë për të përdorur instrumentet elektronike të navigimit që mundësojnë aterrim sa më të saktë, pavarësisht nga kushtet e motit.

Zyrtarët e kontaktuar nga gazeta britanike flasin për një “operacion ndërhyrjeje rus”. “E gjithë zona e aeroportit mbeti pa GPS”, tha njëri prej tyre për Financial Times.

Pas një ore fluturimi mbi aeroport, piloti vendosi të aterrojë “manualisht”, duke përdorur hartat analoge, të cilat janë gjithmonë në kabinën e pilotit për raste të tilla, kur instrumentet elektronike nuk funksionojnë.

Von der Leyen ndodhej në Bullgari për të takuar kryeministrin e këtij vendi dhe për të vizituar një fabrikë municionesh. Ajo deklaroi se Rusia përbën ende kërcënim dhe se Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me mbrojtje më të fortë.

Pas vizitës, presidentja e Komisionit Evropian u largua nga qyteti Plovdiv me të njëjtin avion, pa probleme.

 

2 Komente

  1. E
    E mjera BE

    BE e ka kry punen e saj me turp, nuk i ka mbetur fije shprese per te mbijetue.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      si gjithnjë bqiri që nuk mban mënd pseudonimin paraardhës!!o bqir,mbijetesa e BE,një herë e një kohë,në fillim të hapave të para, quajtur ndryshe,gjithnjë "ka dështuar"!e ky "dështim" ka shkuar gjthnjë përpara!deri sa u krijua një BE(bashkim europian)që nesër do "dështojë" dhe një herë duke u quajtur"federat","shtetet e bashkuara",o thjeshtë "europa"!copa e idiotit dhe idiotë me shumicë si ti, që çdo gjë e kanë të thjeshtë si kujtesën e diturinë e tyre,ju jeni të njëjtët që çdo gjë e zgjidhni me "është vullneti i zotit"(dhe kur ju fusin një hu në bythë),"do fillojë L3B","do shkatërrohet toka nga një astereoid",dhe gjithnjë jeni të dëshpëruar që nuk ndodhin gjëra të tilla katastrofike!!bqir debil,tipa si ti hëngrën mut kur europianët"u nënshtruan" para portokalliut!!u vunë nënë urdhërat e tij duke i bërë lajka!!por të njëjtit bqirë nuk shohin krahun tjetër!!një diktator putanë,një pëllëmbë me dy gisht këmbë,krenar deri në "vetmohim"atomik,që bëhet leckë halesh për Xi-në e kinës!!e ky xhuxh një pëllëmbë me dy gisht këmbë e mban veten për koqe madh,bile kinezët i quan të nivelit të ulët,njëlloj si i kanë konsideruar parardhësit e tij!!o tip lulishtesh,kur nuk ja del dot vetë,dhe BE ka kohë që ka bërë gabimin ta çojë veten në atë derexhe sa me zor të mbajë brektët në vëndin e duhur,je i detyruar ta luash vallen si e do ai që ti i kërkon ndihmë!!kështu për BE,kështu për xhuxhin rus me probleme artroze në çapokun e majtë!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje