VIDEO/ Hamasi sulmon sërish Izraelin, pamjet e raketës që ka çarë tokën

16 Tetor 2023, 09:24Bota TEMA

VIDEO/ Hamasi sulmon sërish Izraelin, pamjet e raketës që ka

Mesa duket Hamasi nuk di të ndalet! Izraeli është sulmuar para disa orësh nga terroristët e Hamasit me një raketë, e cila nuk ka shpërthyer, por ka ngelur mes tokës.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka raportuar nga vendi ku është rrëzuar raketa dhe tregon se ushtarët nuk e kanë lejuar t’i afrohet më shumë, pasi mund të jetë e rrezikshme.

“Një raketë e Hamasit është përplasur këtu para disa orësh, duket se akoma Hamasi ka fuqi të dërgojë raketa në territorin e Izraelit. Nuk ka shpërthyer, është këtu.

Ushtarët u larguar pak më përpara, identifikuan objektin dhe u larguan. Na thanë se ka kudo dhe na këshilluan që të mos i i afrohemi shumë këtyre armëve shpërthyese”, shprehet gazetari.

Bibe shpjegon se këto raketa janë të ndërtuara në mënyrë artizanale.



 



1 Komente

  1. l
    lajmi

    Qr duke pritu me raportu shqiptaret

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje