Kreu i ushtrisë izraelite: Gati të hyjmë në Gaza e të fitojmë

15 Tetor 2023, 19:10Bota TEMA

Kreu i ushtrisë izraelite: Gati të hyjmë në Gaza e të

Shefi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit thotë se ushtria së shpejti do të hyjë në Rripin e Gazës për të shkatërruar grupin terrorist Hamas.

“Përgjegjësia jonë tani është të hyjmë në Gaza, të shkojmë në vendet ku Hamasi po përgatit, vepron, planifikon, nis. Sulmoni ata kudo, çdo komandant, çdo operativ, shkatërroni infrastrukturën,” u thotë shefi i shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi para trupave në Izraelin jugor më herët sot.

“Me një fjalë, për të fituar”, shton ai.

Ndërkaq, paqeruajtësit e OKB-së në Liban thonë se baza e tyre u godit nga raketa, por nuk ka të lënduar.

“Shtabi ynë në Naqoura u godit me raketë dhe po punojmë për të verifikuar se nga ku. Paqeruajtësit tanë nuk ishin në strehimore në atë kohë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, thotë UNIFIL.

Hamasi tha se hodhi 20 raketa drejt Izraelit në atë zonë. IDF thotë se nëntë raketa kaluan në Izrael, pesë u kapën dhe katër ranë në zona të hapura.

“Ne vazhdojmë të angazhohemi aktivisht me autoritetet në të dy anët e Linjës Blu për të de-përshkallëzuar situatën, por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve tona, përshkallëzimi ushtarak vazhdon. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të pushojnë zjarrin dhe të na lejojnë ne, si paqeruajtës, të ndihmojmë në gjetjen e zgjidhjeve,” thotë UNIFIL.

Miki Zohar, ministri i kulturës dhe sportit i Likud-it, u kërkon falje në emër të qeverisë banorëve të komuniteteve jugore të masakruara nga Hamasi të shtunën dhe atyre që paguan çmimin përfundimtar. “Përgatitjet nuk ishin në vend për një sulm si ky…. Qeveria, shteti, nuk ishte gati për një sulm si ky”, thotë Zohar në Radio Army.

“Në emër të qeverisë së Izraelit dhe në emër të të gjithë shtetit të Izraelit, ne kërkojmë faljen tuaj për atë që ndodhi. Sepse përgjegjësia është e qeverisë së Izraelit dhe e gjithë shtetit të Izraelit.”

Lini një Përgjigje