
Aktivisti palestinez i paqes Bassem Eid ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas që ka nisur që prej 7 tetorit.
Në një video, ai ka folur për Hamas, grupi që shumë vende e cilësojnë si organizatë terroriste.
''Mos lejoni që Hamas t'ju shpërlajë trurin duke menduar se ka arritur ndonjë gjë në emrin tonë.
Vëllezërit dhe motrat e mia palestineze dhe kujtdo që mbështet popullin palestinez, ju lutemi mos lejoni që hamas t'ju lajë trurin duke menduar se ka arritur diçka në emrin tonë, nuk ka arritur, jo në luftërat e Gazës 2021, 2014, 2012 apo 2008.
Secili prej këtyre konflikteve të pakuptimta ka qenë një katastrofë, duke na kushtuar shtrenjtë në jetë dhe thesar. Hamasi nuk është një lëvizje për drejtësi sociale dhe sigurisht që nuk kujdeset për popullin palestinez.
Është një bandë kriminale që kujdeset vetëm për rritjen e fuqisë së saj. Izraeli nuk është shkaku kryesor i vuajtjeve tuaja, Hamasi është shkaku kryesor. Izraeli nuk është burgu juaj, Hamasi është.
Ishte Hamasi ai që ju la në këtë fatkeqësi më të fundit, ata ju thonë se izraeli u dëbuan palestinezët nga shtëpitë e tyre është një gënjeshtër'', shprehet ai ndër të tjera në video.
Kujdes or mik,se po te zhdukin ty dhe familjaret.Nuk enderrohet ne vendet muslimane te besh opozit dhe te thuash te verteten
Ne fakt eshte e sakte ajo qe thote.