Shkrimtari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të kryeminsitrit të Sllovakisë ka treguar arsyet se përse e ndërmori aktin ekstrem.
Në një video të bërë publike nga policia, 71-vjeçari Jurai Tsintula shprehet: “E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë.”
Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie, dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.
Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t'i dhënë dorën, ka hapur zjarr.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.
Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.
Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.
Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.
Eshte i cmendur, iu merzit shtepia dhe do ta prese vdekjen ne burg.
Nje psikopat nga shofer behet shkrimtar ne moshen 63 vjecare, ky po eshte "talent" ne kete moshe te tjeret dalin ne pension ky cari behet person i degjuar. Atentatin e ka miremenduar i do futut plumbi ne goje ne mes te vegjelise, te behet shem,bull edhe per psikopatet e tjere. Pergjegjesi kane edhe ata qe e kane dhene leje per armembajtje pa i bere testin e idiotit, apo edhe kete qe te japin leje i ketij rrangu jane ?
Nuk duhet të kishte përdorur armën që e kishte me leje nga shteti. E turpshme se si ai vetë respekton ligjin. Një mënyrë tjetër do të ishte shumë më e pranueshme, cfarëdolloj të ishte biles edhe e jashtëligjshme, por jo arma që kishte me leje.
Ky psikopati eshte si cenosuma me shoke, kur se pelqen mendimin e tjetrit, nga qe s'ka argument dhe si inferior qe eshte, ceno debili fillon e shane...! Asnje kryeminister s'gezon respektin nga i gjithe populli, dhe sipas ketije psikopati, dhe shume komentues te albanistanit i bie qe te vriten tere kryeministrat e botes...!