
Rishi Sunak ka reaguar pas humbjes në garën për pasuesin e Bors Johnson përballë Liz Truss, e cila u zgjodh kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Në një postim në Twitter, Sunak ka falënderuar të gjitha ata që e votuan, ndërsa thekson se konservatorët janë “një familje” dhe duhet të bashkohen pas lideres së re.
“Faleminderit të gjithëve që më votuan në këtë fushatë.
Unë kam thënë gjatë gjithë kohës se konservatorët janë një familje.
Është e drejtë që ne tani bashkohemi pas kryeministres së re, Liz Truss, ndërsa ajo drejton vendin në kohë të vështira”, shkruan Sunak.
Ky djalosh tregoi vlera te ralla njerezore ne te gjitha debatet televizive .....nuk e goditi kundershteren kurre nen" brez " veti e ralle dhe cilesi te nje njeriu me edukate dhe nivel .....thuaj cte duash , po ka tjetri nivel ..ka nivel ...tani beni krahasimet me keta vandaket tane dhe se sa larg jemi vlerave dhe civilizimit Europian ....nuk mjafton vetem qe nje dit do jemi pjestar te BE ....vec cilesite dhe nivelin e tyre veshtire se do ti harime ndonje here ....ne kete jete jo e jo ne ndonje tjeter ndoshta ...