VIDEO/ I frymëzuar nga kolegu i tij në Tiranë? Tifozi i Celtic e kthen avionin që po shkonte në Turqi në arenë boksi

21 Prill 2024, 22:48Bota TEMA

VIDEO/ I frymëzuar nga kolegu i tij në Tiranë? Tifozi i Celtic e

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një avion që ishte nisur nga Edinburgu në Skoci dhe sapo ishte ulur në Antalia të Turqisë.

Një pasagjer, i cili mbante veshur bluzën e skuadrës së futbollit të Celtic, është përleshur fillimisht me një tjetër pasagjer, më pas me anëtarët e bordit të avionit dhe forcat e sigurisë. Disa video, të kapura nga pasagjerët e tjerë në avion, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, të cilat tregojnë atë që ndodhi në bordin e avionit që sapo ishte ulur në aeroportin e Antalias.

Tifozi i Celtic godet me grusht një tjetër pasagjerë fillimisht, ndërsa në një moment duket se qetësohet përpara se të niste një tjetër sulm, këtë herë ndaj policisë që sapo ishte ngjitur në avion dhe ishte njoftuar për rastin. Në fund, ai u neutralizua, ndërsa pasagjerët e tjerë, disa prej të cilëve edhe fëmijë, kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.

Një pasagjer që nuk kishte qenë shumë larg, ka thënë se tifozi i Celtic kishte konsumuar alkool gjatë fluturimit pasi kishte arritur të merrte fshehurazi një shishe Vodka. Anëtarët e stafit, thotë ai, tentuan t’ia merrnin shishen, por aty u përballën me rezistencë.

Sic dihet, nje tifoz i zjarrte i Celtic ne Tiranë është edhe Ilir Meta. I cili thuajse gjithë kohën mban bluzën e gjelbër. Videot e tij virale ku kryen veprime te cuditshme dhe sharje me zë të larte, duket janë parë edhe nga tifozët në Skoci. Të cilët e kanë mik në rrjetet sociale, pasi kanë një president tifoz.

 

 

5 Komente

  1. a
    astrit

    Po shkojme poshte e me poshte, nuk e kuptoj si mund te nxjer teel e te filmoj ne nje aeroplan kur kercenohet jeta e gjithsecilit.?! Gjeja e pare do isha hedhur ose fshehur.

    1. L
      Like Goldenboy !

      Haahaa ! E bukur kjo... Ky do shkoj në p... të motrës, gruas, dhe gocës, hallës dhe tezes në Turqi, e rregullojnë mirë atje... Do zoti rregullojnë dhe këtë tonin njëlloj (si më sipër).

      1. "
        "Mrekullia"

        Sozia e ketij tonit me sjellje e veprime. Te kujton "tifozin" ne ish-godinen e PD, per te mbrojtur Sali Shehun. Po jetojme kohen e shejtanve e te budallejve, qe kohet e fundit eshte per te ardhur keq, na jane shtuar shume.

        1. V
          Vojo kushi

          Aman ore mos ka qen ndonji tjeter se nuk duket mire Mos ka qen vojo kushi se kto te kpusin ne mes hahaha

          1. a
            anti25642654censurë

            e çuditëshme!!ish "presidenti më i mirë që ka pasur shqipëria"(i pyetur në gjirokastër në maj 2018 rama ka thënë"“Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim,po ka pak rëndësi.Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shume keq.Është presidenti më i mirë që kemi pas.”,dhe kjo logori mashtruese e gjeniut tonë me poturre është thënë,9 vjet pasi floriri i skrapit la në pushtet sali berishën dhe, 7 vjet pas 21 janarit 2011,ku për meritë të “Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot."!sot ne e shikojmë ilir floririn të ngjitur si muti pas këpuce në çdo artikull,lajm,si kombëtar dhe ndërkombëtar!!

            Lini një Përgjigje