Indinjatë në Francë, mblidhen 1 milionë euro online për policin që vrau 17-vjeçarin

3 Korrik 2023, 21:20Bota TEMA

Indinjatë në Francë, mblidhen 1 milionë euro online për

Ka mijëra njerëz që duan ta bllokojnë, por mbledhja e donacioneve në favor të familjes së policit që vrau të martën 17-vjeçarin Nahel në Nanterre ka kaluar një milion euro.

Ndërkohë që polemika janë ndezur për krijimin e kësaj llogarie dhe rregullsinë e saj, platforma online GoFundMe, bën me dije se mbledhja e parave është në përputhje me kushtet e përdorimit, pasi fondet do t’i paguhen drejtpërdrejt familjes.

GoFundMe sqaroi se nuk janë të lejuara dhe do të përjashtohen mbledhjet e fondeve për mbrojtjen ligjore të një krimi të dhunshëm ose ato që vijnë nga faqet që kanë përmbajtje urrejtjeje.

Mbledhja e fondeve, e cila është promovuar nga eksponenti i ekstremit të djathtë Jean Messiha arrin më shumë se 50,000 donacione, për një vlerë totale mbi një milion euro.

“Mbështetje për familjen e policit të Nanterre, Florian M. , i cili bëri detyrën dhe po paguan një çmim të lartë”, thuhet në tekstin që shoqëron nismën.

Përveç mbledhjes kryesore, një donacion tjetër është në internet, sërish në mbështetje të familjes së policit, organizuar nga shoqata e policëve me motoçikletë të rajonit Hauts-de-Seine.

Krijimi dhe mbi të gjitha suksesi i mbledhjes së fondeve në favor të familjes së policit ka ngjallur indinjatë sidomos tek politikanët e së majtës franceze.

Dhe shumë po pyesin për hendekun midis fondeve të marra nga familja e agjentit të Policisë Kombëtare dhe atyre të mbledhura në platformën Leetchi në mbështetje të nënës së Nahelit  që për momentin është pak më shumë se 200 mijë euro.

7 Komente

  1. S
    Shqiptari buzholle..faik konica

    Pervec humbjes se jetes te nje djaloshi fatkeq,te gjithe ngjarjet qe e pasuan jane revolta antiperendimore,antidemokrstike,arabofile...etc...rrushpremet kerkojne te te drejta ne Perendim....ueeeee

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ram Reali

      PUBLIKU ESHTE LODHUR DUKE DEGJUAR VETEM VRASJET NGA POLICET DHE PAK (OSE ASPAK) KEMI DEGJUAR TE SHPJEGOHET SAKTE SHKELJA APO FAJI QE KREU SHTETASI QE DETYROI POLICIN TE PERDORI ARMEN, ME QELLIM QE PUBLIKU TE DEGJOJE DY DHE TE GJYKOJE DY. E DYTA KURRE NUK KEMI DEGJUAR TE BEHET NJE PROTESTE APO NJE MITING TE NDALEN SHKELJET NGA AVENTURIERET POR VETEM PROTESTA KUNDER POLICAVE PER TE NDALUR DHUNEN NDAJ RRUGACEVE E SHKELSAVE. DUHET TE DINI MIRE SE PO TE NDALET PERDORIMI I FORCES NGA POLICIA NJEREZIT NUK DO GUXOJNE TE DALIN NGA DERA E SHTEPIS SE BURGJET E LEHTA DHE DROGA KANE TRIMERUAR ALABAKET.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Polici nuk e dinte fare moshen dhe origjinen e viktimes, kontroll rutine dhe ndodhi momenti qe qelloi sipas ligjit qe ka vendosur shteti Francez!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Perse u vra, apo ashtu kot fare, nje rrugac e ganster me pak. Po perseritet e njejta gje si ne Amerike me vrasjen e nje ish burgaxhiu George Flloyd qe paguante me $ fallso dhe kundershtoj policine, protestuesit digjnin qendrat tregtare dhe i vidhnin me gjasme benin protesta per vrasjen e tij.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Peshku eshte qelbur nga koka, nga ShBA-ja, ku cmenduria ka arritur kulmin. Te keqen e revolucionit kulturor kinez para atij "leftist", "woke", "progresiv" amerikan.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tirona

              Kjo bote po shkon drejt fundit.Eshte koha e krimineleve dhe hajduteve ,cohen menjehere ne proteste ne mbrojtje te krimineleve dhe hajduteve.Digjen mijra makina dhe vidhen dhe shkaterrohen mijra dyqane nga mbrojtesit e hajduteve dhe krimineleve.Pse nuk cohen ne proteste kur keta hajdute dhe kriminele cdo dite ne cdo cep te botes vjedhin ,keqtrajtojne dhe vrasin njerez te pa fajshem ne punen e tyre apo dhe polic ne detyre.Nje njeri qe i hiken policie cfar nuk ben per te shpetuar arrin deri ne vrasje te te pafajshmeve,pastaj prap do fajsoheshin policet qe e lane te largohet,

              Përgjigjjuni
              1. D
                Ded perlesi

                Jam dakort me mendimet qe jan shpreh me lart. Shkelja e ligjit dhe anarrshija jan fundi i rendit demokratik botror .Ka ardh koha per nje rend te ri botror

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje