''Qëllimi ishte destabilizimi i Rusisë'', Shoigu flet për rebelimin e Wagnerit

3 Korrik 2023, 15:08Bota TEMA

''Qëllimi ishte destabilizimi i Rusisë'', Shoigu

“Kryengritja jetëshkurtër e muajit të kaluar nga grupi mercenar Wagner nuk pati asnjë efekt në “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë”. Kështu u shpreh të hënën ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shkruan N1.

Shoigu tha se qëllimi i rebelimit ishte destabilizimi i Rusisë, por sipas tij, kjo dështoi për shkak të besnikërisë së ushtarëve.

“Provokimi nuk u reflektua në veprimet e grupeve ushtarake pjesëmarrës në operacion”, u shpreh ai në mbledhjen e ministrisë.

Më 24 qershor, luftëtarët e Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostovit dhe u drejtuan drejt Moskës, dhe udhëheqësi i tyre Yevgeny Prigozhin kërkoi shkarkimin e Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Kriza u zgjidh nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Kremlinit dhe Prigozhin.

1 Komente

  1. P
    Prigozhin gam gami

    Tani dihet fundi , fundi made in Rusia …..ra aksidentalisht nga dritarja e shtepise ….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje