Ish-drejtori i CIA mesazh për Trump: Duhet ultimatum, jo shtrëngim duarsh!

22 Gusht 2025, 17:52Bota TEMA
Ish-drejtori i CIA mesazh për Trump: Duhet ultimatum, jo shtrëngim

Nga samiti në Washington mes presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Volodymyr Zelensky-t, dalin mesazhe të qarta: Ukraina duhet të marrë garanci të forta sigurie, ndërsa çdo invazion i ri rus do të përballet me të gjithë fuqinë e NATO-s, me pjesëmarrjen e trupave amerikane dhe evropiane.

Këtë e deklaron ish-drejtori i CIA-s dhe Pentagonit, Leon Panetta, në një intervistë për Corriere della Sera.

Panetta thekson se Vladimir Putin nuk mund të besohet, ndaj Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë të vendosura. “Pa një mesazh të fortë, lufta do të vazhdojë dhe Ukraina nuk do të mund të jetë një vend sovran dhe i pavarur. Duhet ultimatum, jo shtrëngime duarsh!”, shprehet ai.

Senatori Rubio udhëheq task-forcën për garancitë e sigurisë, duke propozuar një prezencë ushtarake në Ukrainë, një veprim që sipas Panetta-s do të shërbejë si një kundërpeshë e fuqishme ndaj agresionit rus.

Ish-drejtori i CIA-s kritikon mënyrën e Trump për të negociuar, duke e konsideruar si një spektakël më shumë sesa një proces serioz. Çështje si armëpushimi, territoret, rikthimi i fëmijëve të marrë nga Rusia dhe fondet për rindërtim kërkojnë punë të thelluar dhe koordinim.

Megjithatë, Panetta thekson se ky samit është më afër se kurrë drejt një zgjidhjeje, nëse evropianët dhe amerikanët bashkëpunojnë me ukrainasit për të hartuar një plan të qartë dhe efektiv. “Një marrëveshje nuk vjen si me magji, por vetëm me punë serioze për arritjen e objektivit,” përfundon ai.

2 Komente

  1. M
    Me afash shoqe...

    O Loni nuk i duhet Putinit me qendrim te qarte qe ne diten e pare te fillimitt tte konfliktit apo endacakut kar-agjozit Zhele? Rusia eshte ne drejten e saj te mbroj qytetaret Ruse ne Ukraine te sulmuar, te dhunuar dhe te zhvendosur me force nga trojet e tyre nga grupet naziste dhe vete qeveria e Zelensky-t e me pare. O Loni, o koqe sa ultimatume ka leshuar ndryshky Trump aq te mira u befshin njerezimit, si ka mundesi qe ti edhe si ish me nder shef i CIA nuk i di?

    Përgjigjjuni
    1. m
      muli

      Mire e ka ky po ça thote Saliu?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje