VIDEO/ Samiti Putin–Zelensky, ja çfarë duhet të dini!

22 Gusht 2025, 12:03Bota TEMA
VIDEO/ Samiti Putin–Zelensky, ja çfarë duhet të dini!

Planet për një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin mbeten të pasigurta, pavarësisht deklaratave optimiste të Donald Trump për një samit të afërt.

Janë përmendur disa vende të mundshme – nga Zvicra, Austria, Turqia e deri në Budapest – por përplasjet mbi garancitë e sigurisë e bëjnë të pamundur gjetjen e një formule të përbashkët. Ukraina kërkon garanci nga Perëndimi pa përfshirjen e Rusisë, ndërsa Moska këmbëngul për kushte që Kievi i sheh si të papranueshme.

Budapesti shihet me skepticizëm për shkak të lidhjeve të ngushta të kryeministrit Viktor Orban me Putinin, ndërsa Zvicra dhe Vjena janë më të pranueshme për neutralitetin e tyre. Përmenden gjithashtu Vatikani dhe Arabia Saudite si opsione.

Megjithatë, lufta në terren vazhdon me sulme të reja ruse dhe goditje ukrainase ndaj infrastrukturës së naftës në Rostov, duke e bërë perspektivën e një samiti edhe më të largët./TemA

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    a duhet me i dit patjetër??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje