Një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO

22 Gusht 2025, 11:58Bota TEMA
Një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte

Dokumente të deklasifikuara të publikuara nga National Security Archive, pranë Universitetit George Washington, zbulojnë se ish-presidenti amerikan Bill Clinton i kishte bërë një propozim befasues presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2000: anëtarësimin e Rusisë në NATO.

Sipas transkriptit të bisedës mes dy liderëve, zhvilluar më 4 qershor 2000 në Kremlin, Clinton siguroi Putinin se zgjerimi i NATO-s nuk përbënte kërcënim për Rusinë, dhe theksoi se ishte i hapur për të diskutuar pjesëmarrjen e Rusisë në aleancën ushtarake perëndimore.

Që në fillim e kam ditur se zgjerimi i NATO-s mund të shihej si problem nga Rusia. Por dua të jetë e qartë: NATO nuk është kërcënim për ju. Jam serioz kur them se jam i gatshëm të diskutoj për anëtarësimin e Rusisë në aleancë,”, thuhet në deklaratën e Clinton, sipas dokumentit të përgatitur nga Shtëpia e Bardhë.

Ish-presidenti amerikan vlerësoi rivendosjen e marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s si “plotësisht të normalizuara” dhe sugjeroi që nëse të dy palët do të vazhdonin të shihnin njëra-tjetrën si kërcënim, do të humbisnin mundësinë për të zgjidhur së bashku sfida të tjera globale.

Marrëdhënie të tensionuara pas luftës në Kosovë

Takimi Clinton–Putin ndodhi vetëm pak më shumë se një vit pas fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, ndërhyrje që kishte si synim ndalimin e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë. Aksioni i NATO-s kishte përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kundërshtonte fuqishëm ndërhyrjen.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    në të njëjtin vit,2000,në një intervistë të devid frost,i BBC, me putanën(në atë kohë pak si i virgjër)i shtori pyetjen:"a e shihni rusinë si pjesë e NATOs?",përgjigjia e putës"pse jo?rusia është pjesë e kulturës europiane,dhe unë nuk mund ta përfytyroj të ndarë vëndin tim"!!pra nuk ka qënë vetëm klinton,por gjithçka e mendonte rusinë si pjesë të europës si një aleat!askush nuk e konsideronte si armik,prandaj rusia kishte një zyrë përfaqsimi të përhershme në bruksel,qëndrën e NATO!!prandaj europa,e githa,reduktoi në minimumin budalla të aftësive ushtarake!në disa vënde europiane dolën dhe inisiativa për heqjen e ushtrive!!pra ekspansioni,zgjerimi, i natos si rrezik për putanërinë(rusia nuk egziston),është thjeshtë një propagandë për të qëndruar në pushtet!njëlloj si çdo diktator!dhe gjithnjë diktatorët ju pjerdhin mëndjet popujve të tyre!!e kemi provuar deri në '91shin dhe po e vazhdojmë akoma sot!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje