Agjentët e FBI-së kanë bastisur të premten në mëngjes banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Uashingtonit, në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje sigurie kombëtare, raporton “The Post”.
Sipas burimeve zyrtare, bastisja është zhvilluar në orën 7:00 të mëngjesit në banesën e Bolton në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Një postim enigmë në rrjetin social X, i publikuar menjëherë pas fillimit të bastisjes, shënonte: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision.”
Hetimi në fjalë dyshohet të jetë i lidhur me dokumente të klasifikuara. Ai kishte nisur vite më parë, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, administrata Biden e kishte pezulluar “për arsye politike”.
Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, llogaria zyrtare e Bolton në X publikoi një mesazh në orën 7:32 të mëngjesit, ku kritikonte qëndrimin e Trump ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Nuk dihet nëse postimi ishte i programuar më herët apo i lidhur me bastisjen.
Bolton nje luftenxites dhe nje nga njerezit me negativ te ish Administrates Trump ne ate kohe
Rrushi a thua se Trapi eshte pozitiv.Me siguri duhesh te jesh ndonje koqe e Sales.
Une jam ai qe te qi motren
ASKUSH nuk është mbi ligjin…e Trump !
Hakmarrja e nje injoranti, eshte e pashmangeshme, po i dhe pushtet. Hitleri bente me pak.
Askush nga ata qe guxuan te kritikonin marrezite foshnjerake te Trump ne mbreterimin e pare, nuk do shpetoje!
Bolton solli ne Manze MEK.
Kjo ceshtje per Bolotn ishte hapur qe me administraten e Joe Biden dhe ishte mbyllur perseri, qe mesa duket sipas te dhenave ishte mbyllur per arsye politike, pra me hater meqe Bolton sulmonte Trump. Duket qe kjo administrate po rihap perseri disa ceshtje te cilat i shikon se jane mbyll apo hap me prapaskene politike. https://x.com/C__Herridge/status/1958855552362029061