
Ish-kryeministri britanik, David Cameron e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin si kriminel lufte duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar, duhet të kryejë detyrën ekonomike ashtu siç po e kryejnë në aspektin ushtarak forcat e armatosura të Ukrainës.
Cameron i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, që të mos marrin pjesën në samitin e radhës së G20 që do të mbahet në nëntor në Bali të Indonezisë, Putini konfirmon pjesëmarrjen në të.
“Është e paimagjinueshme, që presidenti amerikan të ulet pranë dikujt që është kriminel lufte. Putin po bombardon civilët në shtëpitë e tyre, shkollat dhe spitalet”, tha Cameron gjatë një interviste dhënë për CNN.
Ish-kryeministri britanik u shpreh i bindur se Britania duhet të bëjë çfarëdo që mundet për ta ndihmuar palën ukrainase në veprimet ushtarake, duke përfshirë këtu rritjen e presionit duke i vënë sanksione tjera Rusisë.
“Duhet të dimë se teksa nuk mund të fusim trupat tona dhe të aplikojmë një zonë të ndalim-fluturimit nga frika se konflikti mund të zgjerohet, duhet të bëjmë gjithçka tjetër që mundemi”, shtoi Cameron.
Aman cfare merremi me te tille idjote! Ky sharlatan hodhi ne ere BEne, do shpetoje Ukrainen! Antiperendimore ishte BEja?! Putiniste?! Qe u larguan. Ku vajten xhanem?! Nje gomone e shpuar qe rrotullohet rreth vetes. Per cfare bote flasin?! Ne emer te kujt flasin, kur vete i bejne mutin?! Jane te tille sharlatane qe mbushin Perendimin, qe bejne te duket Putin nje strateg.