Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu

10 Nëntor 2025, 14:15Bota TEMA
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze.

Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg, që nga 21 tetori, si një "makth", do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.

Përveç kësaj, gjykata ia ka ndaluar Sarkozisë që të ketë kontakt me ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit, një takim që kishte provokuar kritika, kryesisht nga gjyqtarët.

Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Santé në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës.

Sipas arsyetimit të prokurorit, Damien Brinet, "serioziteti ekstrem i ngjarjeve dhe ashpërsia e dënimit nuk duhet të merren parasysh”. “Vetëm kriteret e nenit 144 të Kodit të Procedurës Penale janë të rëndësishme", ka arsyetuar ai.

Brinet shpjegoi se rreziqet e bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të mundshëm ose të ushtrimit të presionit mbi dëshmitarët “mbështesin kërkesën për ta vendosur Sarkozi nën mbikëqyrje gjyqësore”.

Sarkozy u burgos më 21 tetor pasi një gjykatë e shpalli fajtor për konspiracion kriminal, për shkak të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar financim për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.

6 Komente

  1. G
    Gardiani

    Tani mund t‘u mburresh shokeve qe kam bere burg.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paris

      Do ta ndjek Macron xhuxhmaxhuxhi me burrin e tij Brigot Macron

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        shkrujti dhe parizeri??

        Përgjigjjuni
    2. R
      R

      Sa here ka hyre e ka dale nga burgu Sarkoja... Do e fusin prape kur ta apelojne prokuroret ne Gjykaten e Larte

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO i del era nga te kater anet

        ahaha.. Pra arsyeja qe e nxorren ishte sepse " 20 ditët që ai kaloi në burg sihin një "makth", ? Po per te gjithe te burgosurit mujat e fillimit jane nje " makth" . Demokracia europiane . HIpokrizia euorpiane. Cfare teatri. Tani imagjinoni te te japi leksjone drejtesie dhe morali Franca .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirro palla

          Shyqyr qe lirua shnosh se beri burg boll e te veshtire por keto i ka jeta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje