Komandantët e Hezbollahut, operacione plastike nga frika e ekzekutimit nga Izraelit

10 Nëntor 2025, 10:59Bota TEMA
Komandantët e Hezbollahut, operacione plastike nga frika e ekzekutimit nga

Burime pranë Hezbollah raportojnë se disa nga anëtarët e lartë të organizatës terroriste kanë kryer kirurgji plastike për të ndryshuar pamjen e tyre, si masë paraprake ndaj sulmeve të mundshme nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas raportimeve të kanalit saudit Al-Hadath, cituar nga YNetNews, dhjetëra zyrtarë të lartë që kanë qenë më parë objektiv i sulmeve kanë kryer këto ndërhyrje në Iran dhe Irak, nën mbikëqyrjen e Gardës Revolucionare.

Raporti tregon për një përpjekje të Hezbollah-it për të siguruar mbijetesën e udhëheqësve të tij dhe për të vështirësuar identifikimin nga shërbimet izraelite.

3 Komente

  1. V
    Vdekje Hamasit

    Edhe ne brime te miut do ju gjejne mor FUNDERRINA te shoqerise njerezore!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      OK ! Vdekje Hamasit .

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Nga historite e luftes gjithçka justifikohet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje