“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

16 Janar 2026, 15:03Bota TEMA
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik.

Reagimi në Reikjavik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë për ‘Guardian’, ministria e Jashtme e Islandës tha se kishte kontaktuar ambasadën amerikane për sqarime. “Ministria për Punët e Jashtme kontaktoi ambasadën e SHBA-së në Islandë për të verifikuar vërtetësinë e komenteve të pretenduara”, thuhej në deklaratë.

“Këto fjalë, të thëna nga Billy Long, të nominuar nga Donald Trump si ambasador në Islandë, mund të jenë thënë me shaka. Megjithatë, ato janë fyese për Islandën dhe popullin islandez, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe kanë qenë gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara”.

Brenda pak orësh nga nisja e tij, më shumë se 3.200 persona kishin nënshkruar peticionin, duke mbështetur thirrjen që SHBA-ja të emërojë një person tjetër që tregon më shumë respekt për Islandën dhe popullin islandez.

Të mërkurën, Long raportohet se ka kërkuar falje për komentet në një intervistë për ‘Arctic Today’, një faqe lajmesh që mbulon rajonin. Sipas medias, ai tha se komentet ishin bërë me shaka, ndërsa të tjerë po bënin shaka për Jeff Landry, të dërguarin special të Trump për Groenlandën. “Nuk kishte asgjë serioze në këtë, isha me disa njerëz që nuk i kisha takuar prej tre vitesh dhe ata po bënin shaka për Jeff Landry si guvernator i Groenlandës, pastaj filluan të bënin shaka për mua. Nëse dikush u ofendua, atëherë kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Long.

Edhe pse Long tha se e kuptonte pse komentet kishin shkaktuar reagime, ai këmbënguli se ishte vetëm një shaka dhe nuk duhej marrë seriozisht. “Kërkoj falje dhe ky është komenti im i vetëm. Pres me padurim të punoj me popullin e Islandës dhe më vjen keq që u interpretua në këtë mënyrë. Isha me një grup miqsh dhe nuk kishte asgjë serioze”, shtoi ai.

Të enjten, Sigmar Guomundsson, deputet islandez nga partia centriste Liberale Reform, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i përshkroi komentet si “jo një shaka veçanërisht qesharake” duke pasur parasysh tensionet rreth Groenlandës.

“Është e vetëkuptueshme që kjo është jashtëzakonisht serioze për një vend të vogël si Islanda”, i tha ai gazetës islandeze Morgunblaoio. “Duhet të kuptojmë se të gjitha argumentet e sigurisë që amerikanët përmendin për Groenlandën vlejnë edhe për Islandën. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeografik të këtyre dy ishujve”.

Ai i përshkroi komentet si shenjë të një mungese respekti në rritje në SHBA ndaj sovranitetit të shteteve të vogla. “Islandezët duhet gjithashtu të kenë guximin, pavarësisht marrëdhënieve tona shumë miqësore me Shtetet e Bashkuara, jo më pak përmes NATO-s, të diskutojnë se ku dhe si shërbehen më mirë interesat tona të sigurisë në këtë botë që po ndryshon”.

9 Komente

  1. T
    Trapi eshte Trap

    Nje Hitler ne 2026 dhe bota hesht...... Trapi Amerikes eshte njeri i rrezikshem

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lopcari

      I rrethuar nga injorant, idiot dhe provincial (red-necks and bushwhacking hill billies), keta jane ata qe bejn politiken e SHBA-se!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cowboys(i)

        O Cowboys(o) . Amerika ka gati 2 dekada qe eshte ne renie . Eshte zhvillimi i natyrshem i nje perandorie. Problemi amerikan nuk jane persona individual ( te zgjuar apo idiota, aristokrate apo provincial ) . Problemi me i madh i amerikes eshte sistemi legal i lobimit qe ne fakt eshte thjesht " korrupsion i legalizuar " . Per aq kohe sa do te kete lobime ne politiken amerikane , interesi i vendit dhe i popullit do vije i fundit.

        Përgjigjjuni
    2. u
      ufff

      Long pi shume Wiski ...skarco...idiot duket ne turiiiiii...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!

        Eh , sikur te beheshim ne...ndoshta jo shtet po protektoriat apo thjesht administrata , qeveria , ...te ishin amerikane. Sa te mesohen keta tanet te mos bejne korrupsion , do na kete mbire bari mbi koke 2 metra !!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Pse bajne shaka me vendet qe nuk duan ti bashkohen USA. Trampi te marre Shqiperi dhe Kosove dhe eshte Ok shteti i 52 i USA.

          Përgjigjjuni
          1. H
            HAHAHAHAHAHAHAHAHA

            Do marr Kanadane. Do marr Gruenlanden. Do marr Islanden. Hahahahaha Do marresh sateme. Rregullo nje here getot amerikane me zezake ku nuk hyn dot policia dhe ku te bie plumbi kokes duke ecur, mor i dhjere. Amerika ka dhjere me kohe. Eshte bere si toke palacosh qe nuk e merr njeri seriozisht.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              Ameriqia u be papacoja e botes ne 1 mandat

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                Islanda eshte europiane. Nuk do bythzinjte e Amerikes qe perbejne gjysmen e popullsise amerikane. Ka standard jetese dhe siguri 100 here me te larte. Laperat e peshtire amerikane duan te kapin territoret e te tjereve me force.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje