Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, i ofroi Donald Trumpit Çmimin Nobel për Paqe që i ishte akorduar asaj në muajin dhjetor, një veprim që nxiti debat dhe reagime në arenën ndërkombëtare.
Trump e konfirmoi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Machadon si “një grua të jashtëzakonshme” dhe gjestin e saj si “një shenjë respekti të ndërsjellë”.
“Ishte një nder i madh të takoja sot María Corina Machadon nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë vështirësi. María më ofroi Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Një gjest kaq i bukur respekti të ndërsjellë. Faleminderit, María!”, tha ai.
Edhe vetë Machado e konfirmoi takimin, duke deklaruar se gjatë takimit dhe drekës që pati me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pa praninë e gazetarëve, ajo ia dorëzoi medaljen e Çmimit Nobel për Paqe.
“Ia dorëzova presidentit të Shteteve të Bashkuara medaljen, Çmimin Nobel për Paqe”, tha ajo, duke e lidhur këtë veprim me një precedent historik nga Amerika Latine.
Sipas saj, ajo iu referua Simón Bolívarit dhe faktit se, dyqind vjet më parë, markezi de Lafayette i kishte dhuruar atij një medalje me portretin e George Washingtonit, të cilën Bolívari e mbajti gjatë gjithë jetës së tij.
“Dyqind vjet më vonë, populli i Bolívarit ia kthen trashëgimtarit të Washingtonit një medalje, në këtë rast Çmimin Nobel për Paqe, si njohje e angazhimit të tij unik për lirinë tonë”, u shpreh Machado.
Kujtojmë se Komiteti Norvegjez i Nobelit ka sqaruar se Çmimi Nobel për Paqe nuk mund të dhurohet apo të transferohet, çka krijon një çështje institucionale lidhur me simbolikën e këtij veprimi.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin, duke theksuar se presidenti Trump bëri një “vlerësim realist” të mbështetjes popullore që gëzon Machado, pa u përcaktuar megjithatë ndonjë afat për zhvillimin e zgjedhjeve në Venezuelë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar më herët se zgjedhjet nuk do të ishin temë diskutimi gjatë darkës, ndërsa Trump synonte kryesisht të informohej mbi situatën në vend.
Pas takimit, Machado deklaroi se “ne gjithmonë do të mund të mbështetemi te presidenti Trump për lirinë e Venezuelës”, duke e cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”.
Politikania, e cila u largua së fundmi nga Venezuela ku kishte qëndruar e fshehur për muaj të tërë, synon të sigurojë një rol të ardhshëm në qeverisjen e vendit të saj, ndërsa gjesti me Çmimin Nobel merr një karakter të qartë politik dhe simbolik.
Turpi i mbulofte te dy.
Kjo nuk e paska merituar këtë çmim. Ai jo e jo. E turpëshme!
Sa turp! Trump eshte pa piken e personalitetit. Ka leke dhe pushtet dhe sillet si femije i llastuar. Po si mund te pranosh dicka qe nuk te takon, nuk te eshte dhene, nuk te eshte ofruar? Machado, me kete rast, duke studiuar mire rrethanat dhe narcizizmin e tipit ne fjale bashke me pushtetin qe ka, po tallet, por ne te njejten kohe po ia ledhaton egon filanit.
Ky eshte kaq kahil sa do fshij dhe emrin e saj dhe do vendos te tijin …..me trap president se besoj se do ket tani dhe ne te ardhmen Shtetet e Bashkuara ….ky eshte turpi i Shteteve te Bashkuara ….
vetëm ti ja kalon mor gomar!ti nuk mban mënd pseudonimin as për 30 sekonda!!
Cmimi Nobel u lye me te pëgërë. Gezim feminore i nje plaku te kaluar ne skleroze.
Ktheji dhe leket,femer kot,ti ske bere asgje per paqen...ja jep koke shinikut...!!!
Don Kishoti i epokës moderne! Një idiot në botën e çudirave! Një sharlatan që ka kapërcyer kufijtë e sharlatanizmit!
Ne se do ishja ne komision per cmimin Nobel nuk do ta lejojaCmimi Nobel ose refuzohet ose merret Plus kesaj we rembeu maduron ne rregull , diktator, por we vrau 80 rojet e tij eshte krim dhe 1 te vraseh nuk merr cmimin Nobel
qesharake
Ky vuan nga lideri madheshtise,me idiot s kam pare ,saa i lumtur me ne fund e mori dhe nobelin ,i peshtire ,fuck usa
Shenje e madhe e njerzve te ditur. Machado i jepe çmimin e fituar per Paqen, duke i vene si kusht Presidentit me energjik per rrugen e Demokracise, Presidentit Trump: Mos e lere ne mes demokratizimin e Venezueles. Presidenti duke pozuar çmimin e saj Nobel sinjalizon (garanton) se demokracia ne Venezuel do te realizohet e shendetshme. Shikoni ne Shqiperi ku Amerika e la ne doren e Alise (ja besoi) demokratizimin e saj. Dobiçi komunist sa vjene dhe rritet ne barkun e te mjeres Shqiperi dhe po helmone te ardhmen dhe funksionimin e saj si e plote me territoret e shkeputura me 1913.
Po jetojme kohe te cuditshme! Nuk mund ta pranoje mendja normale njerezore as aktin e asaj qe e jep medaljen, as aktin e atij qe e merr! Eshte aq absurde sa dhenie e nje diplome universitare dikujt tjeter!
Kot fare pa kuptim
me ne fund e mori edhe ky nobelin,,, ja nga institucioni perkates por dicka me me mire se edhe mund ta kishte blere... se di si eshte te mbash nobelin e dikujt ne zyre por trump dont mind
Edhe I stitucioni do mblidhet prapë dhe do e zhvlerësojnë dhe heqë medaljen e dhënë Mechados. Debile femër! Ofendoi ata që luftuan për liri në Venezuelë por edhe veten e saj për gjithë atë udhëtim për ta marë.
Me kadiun nuk behet shaka ! Duket qe kjo "Nobelistja" venezueliane e dika mire kete.
Mbase qetesohet tani i semuri...te pakten per Venezuelen..
T'i japi Mesi "kepucen e arte" dhe do e rreje mendja se eshte futbollisti me i mire ne bote.
Nje budallai si Tramp asgje nuk i duhet ky cmim prandaj e kan refuzuar, tani e mdane pergjysme me kete frikacaken qe doli nga venezuela qe i kishte breket plot. Tramp ngelet nje koke e pa gedhendur ne ate ndertes qe gati beri lufte civile, ndryshim me non graten tone eshte shume i vogel por ky i yni ka faj se beri genocid kundra popullit shqipetar Tramp ngelet per tu pare akoma por si duket luften e trete boterore po e afron MAGA
Nobeli është bërë një letër higjenike ,pa kurfar vlere.Bile e fitojnë ata që janë kundër vlerave univerzale të shoqëris njerëzore,me arsyetimin për “profesoanalizëm”
çfarë katastrofe!!një sociopat që nuk e kupton,nuk do ta kuptojë se në çfarë niveli është!!për të ka rëndësi që ta lavdërojnë,ta përkëdhelin,ti japin çdo gjë që ai kërkon,dëshëron!!përfytyroni se në çgjëndje mund të jetë një qënje e tillë nëse nuk i plotësojnë dëshirat e tij patologjike??duhet të jetë një torturë e vërtetë për të!bile,bile duhet të jetë më e madhe se tortura që pësojmë ne,që kemi të bëjmë me një qënje të tillë!
Edhe une ate do beja po te shpetonte kombin tim nga diktatrori Hoxha.Kush e meriton me shume se ai.Zoti e bekofte Trumpin.
vino ti ndoshta bën dhe shumë gjëra të tjera kur të leverdis!!nuk ka nevoj të na i tregosh!!