“Groenlanda s’është më në kohën e Vikingëve!” Zyrtari i Trump-it: S’ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Putin

15 Janar 2026, 22:05Bota TEMA
“Groenlanda s’është më në kohën e

Paralajmërimi i Donald Trump-it për marrjen nën kontroll të Groenlandës ka shkaktuar tronditje në Europë, por Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, kjo çështje nuk mund të krahasohet me pushtimin rus të Ukrainës.

“Ka shumë dallime. Presidenti Trump ka kërkuar prej vitesh të negociojë këtë çështje me qeverinë daneze, por Danimarka nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk ka qenë në gjendje ta mbrojë apo zhvillojë këtë territor”, u shpreh Fleitz në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN. “Ka mosmarrëveshje mes Groenlandës dhe Danimarkës”.

Ai theksoi se Groenlanda është bërë një pikë kyçe strategjike përballë kërcënimeve nga Rusia dhe Kina, ndërsa marrëdhënia mes Danimarkës dhe Groenlandës mbetet problematike prej dekadash. “Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me agresionin brutal të Putinit në Ukrainë, që ka shkuar deri gjenocid”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

Flec komentoi edhe deklaratën e përbashkët të gjashtë fuqive europiane që riafirmuan sovranitetin danez mbi Groenlandën, duke e cilësuar këtë si “mbrojtje të një relikte”. “Ata po mbrojnë një situatë të krijuar që prej kohës së Vikingëve. Por situata ka ndryshuar. Dhe SHBA do të bashkëpunojë me Europën për detajet e fundit dhe të rregullojnë një anomali historike sot, duke parë Kinën dhe Rusinë”, tha ai.

Sipas tij, SHBA-ja nuk synon konflikt, por një zgjidhje që garanton sigurinë e hemisferës veriore dhe interesat strategjike perëndimore. “Besoj se Trump është negociator dhe po bën presion mbi qeverinë daneze dhe të Groenlandës për të rënë dakord. Administrata Trump e sheh Groenlandën si element kyç për Golden Dome. Dhe është në interesin e Europës të bashkëpunojë me SHBA dhe të gjejë zgjidhje diplomatike”. 

2 Komente

  1. A
    Andreas

    Te njejten gje thoshte edhe Hitleri per territoret jetike...

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "“Ka shumë dallime. Presidenti Trump ka kërkuar prej vitesh të negociojë këtë çështje me qeverinë daneze, por Danimarka nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk ka qenë në gjendje ta mbrojë apo zhvillojë këtë territor”dhe pastaj mor idiot??nëse unë nuk dua "të të shes" diçka të jep ty të drejtën të ma grabisësh??a nuk bëri të njëjtat gjëra dhe putana,më egër se idioti portokalli,me ukrainën??prandaj pati të derejtë ta sulmonte në shkurt '22??"Administrata Trump e sheh Groenlandën si element kyç për Golden Dome. -mirë këtë po e pranojmë se është interes prej ari"golden",po nëse sociopatit portokalli i teket të shtrihet në mes të parisit dhe për të mos e shqetësuar i duhen nje 10 mijë kuadtrat km të lira rreth e qark si me ja bo??ti heqim francezët nga parisi e gjysma e francës??po sikur këtij palloshit tonë po aq gjigant nga budallallëku,dhe më gjigant nga trupi ti teket të kërkojë nju jorkun se zau do me lujt me gogla,si me ja bo,duhet me ju kërcënu juve,apo me bo bisedime me dajak në dorë??dhe dikush shante politikën e këtyre 80 vjetëve të fundit!!jo mor po gomarllëku nuk ka fund,bile sapo i hap rrugën fillon e pëllet si i marrë!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje