Lëvizjet e SHBA-së në orët e fundit kanë ngritur pikëpyetje, pasi gjithçka tregonte se ishte duke u zhvilluar një operacion ushtarak kundër Iranit, por deri më tani nuk është zhvilluar. Sipas gazetës gjermane Bild, Trump “shtypi frenat” në minutën e fundit.
Regjimi iranian është akuzuar për vrasjen e mijëra protestuesve dhe arrestimin e më shumë se 18,000 njerëzve, sipas organizatës së të Drejtave të Njeriut HRANA. Pavarësisht shtypjes, protestat kanë vazhduar, ndërsa Donald Trump ka shprehur mbështetjen publikisht për protestuesit, dhe madje I ka nxitur ata që të vazhdojnë që të protestojnë pasi “ndihma amerikane do të vijë”.
Një ditë më parë, ngjarjet që ndodhën përforcuan përshtypjen se ndërhyrja amerikane ishte e afërt. Fillimisht, personeli ushtarak amerikan thuhet se u largua nga bazat ushtarake në rajon si masë paraprake. Në darkë, hapësira ajrore mbi Iranin u mbyll.
Imazhet e radarëve treguan se nuk kishte fluturime civile mbi Iran. Në të njëjtën kohë, avionë cisternë u ngritën nga baza ajrore amerikane në Katar, siç mund të shihte kushdo në shërbimet e të dhënave të fluturimit.

Sipas një raporti në New York Times, bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë veprimi ishin vënë në gatishmëri për sulme dytësore. Megjithatë, vonë mbrëmë, një zyrtar amerikan tha se ky proces ishte “ngrirë”.
Në të njëjtën kohë, një rrjet analistësh, Faytuks Network, raportoi se kishte zbuluar tinguj avionësh luftarakë në 11 vende në hapësirën ajrore irakiane, por theksoi se kjo nuk është domosdoshmërisht provë e një sulmi të afërt.
Disa orë më vonë, Donald Trump bëri disa deklarata të habitshme. Duke folur me gazetarët, ai tha se regjimi Iranian kishte ndaluar ekzekutimet e protestuesve. “Ata janë ndalur dhe nuk ka plane për ekzekutime”, tha ai.
Më parë, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i tha Fox News se “as sot dhe as nesër” nuk do të ketë varje, duke iu referuar shtyrjes së ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani.
I pyetur nga një gazetar nëse kjo përjashtonte një ndërhyrje ushtarake amerikane, Trump u përgjigj: “Ne do të ndjekim zhvillimet, por kemi marrë një informacion shumë të mirë nga njerëz që dinë se çfarë po ndodh.”
Mbetet e paqartë nëse presidenti amerikan i beson vërtet garancive të Teheranit, apo nëse kjo është një manovër taktike.
Analistët kujtojnë se në të kaluarën Trump ka përdorur lëvizje mashtruese, të tilla si kur ai u shfaq duke u përplasur publikisht me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu para sulmeve ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Megjithatë, analisti ushtarak izraelit Amir Bohbot beson se ky është një përmbysje e vërtetë. Sipas informacionit që ai citon, thuhet se Trump ndërhyri personalisht për të ndaluar sulmin, duke ua bërë të qartë këshilltarëve të tij se ai do të miratonte sulme vetëm nëse do të kishte siguri se ato do t’i jepnin një goditje vendimtare regjimit iranian.
Normale për të. Nuk është se ka ndonjë qëllim kur e nis. Ju tek e filloi, ju ç'tek, e ndaloi.
Epo normale,pasi e mori vesh që Rusia,Kina dhe Turqia kanë dhënë ‘alarmin’ dhe ‘janë bërë bllok’ per te mbrojtur Iranin,( keshtu percillet ne Iran,se keta do e mbeshtesin fuqishem e do e mbrojnë),atëhere kuptohet se Trump si duket mendon se nuk ia vlen ‘të vetsakrifikohet’ kur e di që nga kjo luftë mund të dalësh edhe i humbur( ndjeshmeri per faktorin e brendshem amerikan ,por edhe përtej). Gjithsesi,mund të jetë një tërheqje taktike ,ku Rusia e Kina ‘bijnë dakort’ që në këmbim të shkatërrimit të Iranit, ti dorzojnë amerikanëve Khamenein dhe te tjera gjera qe nuk mund të thuhen tani,(loje per te mbrojtur zonat e influences tashme te ndara midis tyre), por që duket qe Kina s’do te konfrontohet me Ameriken dhe nga ana tjeter duhet te ‘alarmohet’ se s’do te lej shije te keqe te Irani qe nuk e mbrojti ,kur e di tashme se kush jane zonat e saj te influences,pra duhet t’i ‘hap rruge’ amerikaneve ‘duke pranuar’ versionin amerkan te vazhdimit te marrjes se naftes nga Irani,por me ‘lejen’ e amerikaneve.Dhe nga ana tjeter ruset qe nuk duan ti hyjne ne pjese edhe ata amerikaneve,per sa kohe qe amerikanet i kane lene atyre ti rikthehen ish BS dhe ta bejne perseri Rusine ‘e madhe’ ( keshtu e mendoj)dhe njekohesisht edhe zgjidhjet e problemeve me Europen (pa nderhyrjen amerikane),duke qene se Amerika dalngadale do dal nga NATO. Shkurt per ta thene pa dorashka,keshtu shqeto,ajo qe po ndodh para syve te botes, është që Trump ‘ngre steken e rrezikut te luftes’ ngren avionët dhe ‘tremb’ jo vetëm Iranin,por mbi te gjitha dhe traktatet e Kines,si ajo e BRIKS-ut, e cila si duket nuk mund te funksionoje pa ‘lejen’ amerikane.Duke u pare nga Kina e Rusia kjo levizje ‘ si çmenduria ‘ e Trump,per te mos u prshkallezuar lufta ne gjithe boten,atehere,Kina e Rusia terhiqen nga kontrolli i kesaj zone te influences,por me te drejten qe te ken akces tregtie me naften iraniane ( Kina) Nga ana tjeter Turqia konsiderohet ‘efekt ansor’ ne kete loje,sepse nese do ndodhte perplasja e Amerikës me Iranin,perfshihej dhe Turqia ne lufte kunder Amerikes ,si nje vend i NATO-s.,sepse ajo nuk e di lojen e madhe ,apo ‘marrveshjet e Trump-Putin -Xi ,per zonat e influences. E pra edhe kjo tregon se arsenali militar i Amerikes drejtuar drejt Iranit eshte nje bllof,ku Amerika ‘neser’ mund ti thote Turqise kur ajo ti kerkoje shpjegim per inkursionin qe do te bente ndaj Iranit,duke iu pergjigjur ,-‘ se puna e komisarit ishte loja’.. Që ti vejme pikat mbi ‘i’,ky ‘pazar’ patjetër që nëse eshte bere ose tentohet,bëhet me vet iranianet por pa Khamenein ,te cilet iranianet te ndikuar nga ruset e kinezet, ne kembim te mos konfrintimit me amerikanet ,e shesin dhe j’a dorzojne ate Rusise e Kines dhe keta ja dorzojne amerikaneve,te cilet te instaluar aty pa rraketa e pa lufte ,por vetem me nje ‘operacion special’,rrrëmbejne Khamenein dhe loja edhe ketu mbaron si në Venezuelë.
Te shtunen do shikohet kjo pune. Trump ka perdorur shpesh mshtrimin per te hutuar opinionin publik.
Keto Jane genjeshtra te gelbazavw globalistet. Trump nuk bie pre e neocons dhe globalisteve te ndyre te Europes dhe Amerikes. Sic kam shkruar edhe perpara ai NUK do sulmoje as Iranin e as Venezuelen per te nderruar rregjime. Sulmon VETEM per interesat e USA. A je shtet fashist, komunist islamist eshte problemi I vendeve sovrane. Iranianet u cuan dhe rrezuan Shahun dhe sollen Mullahs. Ata duhet te bejne ate qe duan. Trump nuk do sjelli shah apo demokraci. MBAROI ajo kohe. Trump tha qe Machado sikurse shahu Jane njerez te mire PO si pjerdh njeri. Keshtu qe socializmi ne Venezuele do vazhdoje persa kohe ata bashkepunojne me Trump. Edhe Mullahs do gjejme nje zgjidhje. AMERICA FIRST!!!
Lufta behet per naften si ne venezuele dhe ne iran.Mund te jete dhe manover por shkakun nuke di ve c ai dhe nje tjeter ne lindjen e mesme qe ju lut ta ndaloje . Tre trilion $ te vendeve arabe dhe ndonje shume si te elon mask per ta nga katari mund te jete shkaku .E duan dhe e gjuajne ata qe kane meshume paran Sipas ney york times ,bibushi ju lut te mos ta sulmoje Jane te ngateruara keto puna te vertetat i dine ata qe iibejne Me kujtohet presidenti i FIFES morri miliarda $ dhe ja dha katarit mondialin Oligarkete parave jane kriminelat e popullit
Nuk mendoj që do të sulmojë,jo nga frika por nga impakti që mund të ketë mbrenda USA dhe në botë,krijon shumë divergjenca dhe opinione negative deri në urrejtje,kjo klimë shihet tashmë me rastin e Venezuelës dhe deklarimeve për groenlandën,do të binte poshtë miti i Amerikës si mbrojtëse e demokracisë,mbase do të ketë një puç shteti si në 1979 pak a shumë të ngjashëm.
E ndaloj Izraeli pse nuk ishte i pregaditur momentalisht por dote ndodhe kur objektet dote caktohen dote ndodhe e njejta sic ndodhi ne Venezuelle ,Amerikanet dote bombardojne objektet qeveritare kurse Izraeli objektet ushtarake dhe keshtu dota marin ngushticen e Hormuzit ,Amerikanet marin naften e Venezuelles kurse Izraeli mer naften e Iranit ,Rusia ,Kina,dhe Turqia dote shiqojne nga large filma lufte dhe nuk dote guxojne as te flasin pse jane te ngarkuar me problemet e veta Rusia me Ukrainen,Kina me Tajvanin, kurse Tuqia me Kurdet ,pra Ameriken dhe Izraelin nuk ka kush e pengon Evropa e dobet si e si jo nga frika pra bota doti dorezohet Amerikes dhe Izraelit pra duhet te fillojme te mesojme gjuhen HEBRAISHTE.Por per neve Shqipetaret gjuhen Greqishte ose Serbishten.