Izraeli bombardon aeroportet e Damaskut dhe Aleppos

12 Tetor 2023, 20:10Bota TEMA
Izraeli bombardon aeroportet e Damaskut dhe Aleppos

Media shtetërore në Siri thotë se Izraeli ka shënjestruar aeroportet në Damask dhe qytetin e Alepos.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana raportoi se shpërthimet e raketave kanë dëmtuar pistën e aeroporteve të cilat tashmë janë jashtë shërbimit.

Sulmet ajrore vijnë një ditë përpara se ministri i jashtëm iranian të vizitojë Sirinë.

Të dy vendet janë armiq të betuar të Izraelit dhe Irani e ka mbështetur prej kohësh Hamasin.

Izraeli bombardon shpesh objektiva në Siri të lidhura me Iranin dhe grupin militant libanez Hezbollah, por rrallëherë i pranon sulmet.

1 Komente

  1. g
    ganiu

    "por rrallëherë i pranon sulmet." A thu se osht, "një herë më qive, një herë të qiva"?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje