"Izraeli duhet të shmangë viktimat civile", Biden i tërbuar me Netanyahun

3 Prill 2024, 12:14Bota TEMA
"Izraeli duhet të shmangë viktimat civile", Biden i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Boden ka shfaqur zemërimin e tij ndaj sulmit të fundit izraelit, i cili la të vdekur 7 punonjës të një organizate humanitare që merrej me shpërndarjen e ushqimeve në Gaza.

Me anë të një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, kërkon nga Izraeli që të kryej një hetim të plotë për këtë tragjedi, ku mbeti i vrarë edhe një shtetas amerikan.

“Ky konflikt ka qenë një nga më të këqijtë në kujtimet e fundit për sa i përket numrit të punonjësve të ndihmës që janë vrarë. Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit e ndihmave që përpiqen të ofrojnë ndihmën e nevojshme për civilët.

Incidente si kjo thjesht nuk duhet të ndodhin. Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur civilët. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vazhdimisht Izraelit të shmangë viktimat civile”, tha Biden.

Izraeli ka pranuar fajin për sulmin në Gaza që vrau 7 punonjës të një organizate humanitare. Kryeministri i shteti hebre, Benjamin Netanjahu, e përshkroi ngjarjen tragjike, që u mori jetën dhe disa shtetasve nga Polonia, Britania, Amerika dhe Australia, si një incident të paqëllimshëm.

Ndërsa Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite ka kërkuar falje dhe premton për hetim të plotë të ngjarjes.

“Ishte një gabim që pasoi një identifikim të gabuar gjatë natës, në kushte shumë komplekse. Nuk duhej të ndodhte. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të siguruar që të bëhet më shumë për të mbrojtur punonjësit e ndihmave humanitare. Ky incident ishte një gabim i rëndë. Izraeli është në një luftë me Hamasin, jo me popullin e Gazës”, u shpreh Herzi Halevi, shef i shtabit të ushtrisë izraelite.

Zemërimin ndaj Tel-Avivit, qeveria amerikane nuk e ka lënë me aq. Pentagoni shprehet i shqetësuar pasi nuk mori asnjë paralajmërim nga Izraeli se do të kryente sulm kundër liderëve të lartë ushtarakë iranianë në Siri. Administrata Biden është distancuar nga sulmi dhe nuk mbështet goditjen e objekteve diplomatik. Nga ana e tij, Teherani ka premtuar për hakmarrje.

1 Komente

  1. D
    Doktori

    Aq shume u terbua…sa i nisi 10 aeroplane te tjere plot me bomba per ti hedhur mbi palestinezet.

    Lini një Përgjigje