“Izraeli i Madh”: Bota arabe revoltohet ndaj Netanyahu-t

14 Gusht 2025, 17:45Bota TEMA
“Izraeli i Madh”: Bota arabe revoltohet ndaj Netanyahu-t

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen e kryeministrit izraelit për këtë ide ekspansioniste të shtetit hebre.

Projekti i “Izraelit të Madh” advokon për zgjerimin e shtetit izraelit në dëm të një numri të madh territoresh fqinje, përfshirë Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, të gjithë Libanin, Jordaninë, një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut, si dhe pjesë të Arabisë Saudite, Kuvajtit, Turqisë dhe Sinait egjiptian.

Në një intervistë të martën në i24, Netanyahu deklaroi se ndihet i ngarkuar me një “mision historik dhe shpirtëror” dhe se është “shumë” i lidhur me vizionin e Izraelit të Madh.

ëto komente u bënë pak përpara se ushtria izraelite të miratonte planin e qeverisë për të marrë qytetin e Gazës, ndërsa ministri i Financave Bezalel Smotrich miratoi ndërtimin e mbi 3 mijë banesave në një vendbanim të ri që mund të ndajë më dysh Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të izolojë Jerusalemin Lindor.

Një deklaratë nga zyra e Smotrich theksoi se ky projekt pengon rrugën drejt krijimit të një shteti palestinez, ndërkohë që shumë vende, të udhëhequra nga Franca, kanë njoftuar kohët e fundit synimin për të njohur shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Rreziqe për stabilitetin në Lindjen e Mesme

Deklaratat e Benjamin Netanyahut provokuan një kor kritikash në të gjithë botën arabe.

Të mërkurën në mbrëmje, Ministria e Jashtme e Egjiptit dënoi këtë ide dhe kërkoi sqarime.

“Egjipti riafirmon angazhimin e tij për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe dënon atë që është raportuar në disa media izraelite në lidhje me të ashtuquajturin ‘Izrael i Madh’. Kjo pasqyron nxitjen e destabilitetit, refuzimin e opsionit të paqes dhe insistimin në përshkallëzim”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Arabia Saudite, nga ana e saj, përmes Ministrisë së Jashtme, hodhi poshtë “idetë dhe projektet koloniale e ekspansioniste” të autoriteteve izraelite, duke theksuar se populli palestinez ka “një të drejtë historike dhe ligjore për të krijuar një shtet të pavarur dhe sovran në tokat e tij”.

Mbretëria saudite dënoi gjithashtu shkeljet izraelite që “rrezikojnë sigurinë dhe paqen rajonale dhe globale”.

Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Jashtme jordaneze, Soufiane Qudah, i cilësoi deklaratat e Netanyahu-t si “iluzione absurde”, që nuk do të vënë në diskutim “të drejtat legjitime dhe të patjetërsueshme të popullit palestinez”.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Jassem al-Budaïwi, nga ana e tij, i përshkroi komentet e Benjamin Netanyahu-t si një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një sulm të qartë ndaj sovranitetit dhe unitetit të shteteve arabe.

Ai u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë një “qëndrim të vendosur” ndaj “deklaratave provokuese” të kryeministrit izraelit.

“Libani ekzistonte përpara Izraelit”

Liga Arabe gjithashtu dënoi “mospërfilljen e rrezikshme” të Netanyahu-t ndaj “sovranitetit të kombeve arabe dhe një kërcënim serioz për sigurinë kolektive arabe”.

Duke dënuar “qëllimet ekspansioniste dhe agresive” të ushqyera nga “iluzione koloniale”, ajo u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit që të veprojnë me vendosmëri.

Në Liban, pak vetë reaguan publikisht ndaj deklaratës së Netanyahu-t.

Megjithatë, kreu i Lëvizjes së Lirë Patriotike, Gebran Bassil, shkroi në platformën X: “Libani ekzistonte për mijëra vjet përpara Izraelit, dhe do të qëndrojë përjetësisht. Amen”, pa e bërë të qartë nëse kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve mbi “Izraelin e Madh”.

Përtej projektit të “Izraelit të Madh”, disa izraelitë të ekstremit të djathtë përkrahin kolonizimin e jugut të Libanit, siç është rasti i organizatës “Uri Tzafon”, e themeluar në qershor të vitit 2024.

8 Komente

  1. A
    Abrahami dhe fara e tij

    Ik dhe në Kinë Beno qiju tëmën dhe atyre. Se Evropën dhe Amerikën rrupsup e bën.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje Hamasit

      Arabet Islamiste, ata te pastroje, se kane dhjere boten gjithandej!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pas "Izraelit te madh" vjen "Shq"

      De-kolonizimi, de-arabizimi, de-islamizimi I Lindjes se Mesme! Ka filluar… Arabet dhe feja e tyre e ndyre duhet te kthehen ne Arabi dhe te terhiqen nga gjithe zonat e tjera qe ata kane pushtuar dhe kolonizuar, prej shek VII-te e ne vazhdim! Keshtu u CLIRUA Andaluzia. Po sa vjet ju desh Gadishullit Iberik (Andaluzise) te de-kolonizohej , te de-arabizohej dhe te de-islamizohej? Nga shek VII deri ne shek XIV, pra 700 vjet perpjekje dhe lufte kunder kolonizatoreve arabe! Tashme ka filluar faza e dyte, Izraeli i 1948-s eshte vetem fillimi i ketij procesi te de-arabizimit dhe de-islamizimit, eshte rikthimi ne histori i popujve autoktone te kesaj pjese te botes. Hebrenjte u ringjallen dhe tashme jane forca me e fuqishme ne rajon. Hebrenjte, nje nga popujt me te lashet dhe me te dokumentuar ne historine e botes. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Izraelit eshte tashme nje proces i pandalshem. Kjo filloi te ndihmoje dhe ne vazhdim do i ndihmoje edhe popujt e tjere autoktone ne Lindjen e Mesme, qe jane ende nen sundimin e kolonizatoreve arabe. Shperberja e Sirise tashme eshte vendosur, qofte e menjehershme, qofte graduale me faza faza! Te gjitha etnite dhe komunitetet qe banojne atje tashme po perpiqen te fitojne hapesirat e tyre. Gjithe ceshtja eshte qe islamisteve arabe tu jepet sa me pak hapesire dhe territor, ne menyre qe entiteti qe ata do mund te krijojne te jete sa me i pavijueshem dhe te shkaterrohet perseri ne kohen e ardhshme te afert. Natyrisht pritet se shpejti krijimi i Kurdistanit te Pavarur, ku kurdet (pasardhesit e Mideve te lashte) tashme kane realizuar de-arabizimin e dy zonave autonome kurde ne Irak dhe Siri. Pas kurdeve me siguri do jete rradha e fenikasve (Libanezet e sotem), qe jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i. Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas dhe thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libine dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase (e cila eshte e ruajtur tashme vetem ne shkrime te shenjta dhe eshte e ngjashme me hebraishten dhe aramaishten). Me pas e ka rradhen Egjypti i madh, nje nga vendet me te famshme te historise boterore, qe sot vazhdon eshte nen kolonizimin arab. Por aty vazhdon jeton popullsia e lashte autoktone egjyptiane, jane KOPTET, nje popullsi kristiane me rreth 15-20 milione banore. Koptet nuk jane arabe, jane popullsi krejtesisht e ndryshme, jane afrikano-veriore dhe kane gjuhen e tyre kopte (egjiptianishten e lashte, qe shkruhet me shkronja fenikase-helene) e cila perdoret si gjuhe funksionimi ne kishat e krishtera kopte! Do vijne me tej me rradhe Assirianet, popullsia e lashte e Sirise dhe Irakut, qe dikur kane patur nje nga Perandorite me te medha ne historine e njerezimit. Edhe kjo nje popullsi e krishtere, qe flet gjuhen e saj te lashte assyriane (aramaike), por qe sot eshte katandisur ne rreth 1 milion banore, e ndodhur ne zonat afer kurdeve ne Siri dhe Irak. Madje ne Irak kane krijuar edhe zonen e tyre autonome. Ata e kane gjuhen e tyre te gjalle dhe te perditshme, por jane zvogeluar si numer popullsie per shkak te gjenocideve ne shekuj qe kane bere arabet dhe turqit kunder tyre. Por ata ekzistojene dhe kane nje diaspore ne Evrope (sidomos ne France) dhe ne Amerike, shume te fuqishme! Ringjallja e tyre eshte plotesisht e mundur. Jane ekzistete edhe Aramejte, qe flasin ghjuhen e lshte aramaike (ashtu si assirianet), qe jetojen ne Siri dhe ne Jordani. Jordania eshte nje shtet fallco, qe historikisht ka qene e banuar prej 5 nga 12 fiset e Izraelit. Arabet Hashemite kane ardhur veten ne vitin 1922 me ndihmen e britanikeve dhe krijuan nje shtet te cuditshem arab aty, me emrin e nje lumi (Jordan). Pastaj vine edhe te famshmit, ata qe i kemi degjuar me qindra here ne rrefenjat historike, jane Babilonasit, ne Irakun e sotem. Edhe ata ekzitojne, po po mos u cudisni aspak. Kane gjuhen e tyre dhe kulturen e tyre, jane kristiane edhe ata, pavaresisht se jane katandisur ne minoritet ne atdheun e tyre, ne Babilonine e lashte, per shkak te kolonializmit arab. Por kohet po ndryshojne. De-kolonializimi dhe de-arabizimi i Izraelit, ju ka dhene mundesi te gjithe popujve autoktone te Lindjes se Mesme qe te shkunden dhe te dalin nga pluhuri i harreses! Kjo do vazhdoje te ndodhe edhe ne Afriken veriore, ku popujt autoktone aty si amazinet dhe berberet ne Marok, ne Libi, ne Tunizi e Algjeri tashme kane filluar te zgjohen. Edhe ata popuj megjithe jane arabizuar dhe islamizuar, ne shume pjese i kane ruajtur gjuhet e tyre etnike, madje ka edhe popullsi qe jane kristiane apo te feve te lashta qe nuk e kane pranuar Islamin. Keto berthama te mbijetuara te ketyre popujve te lashte,me siguri jane pika e nisjes per clirimin e popujve autoktone te Afrikes se Veriut nga kolonializmi arab. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Lindjes se Mesme do jet nje nga fitoret me te medha te Njerezimit per Qyteterim dhe Perparim, ne gjithe historine Boterore. Kjo ka filluar te ndodhe ...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Pas! Te pergezoi per komentin tend. Me vjen shume mire per qartesine historike qe ke per vendet arabe. Madje mesuam disa gjera qe nuk i dinim. Urime.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Martin Iden

        Pastaj do te ringjallen indianet ne Ameriken e Veriut dhe do te debojne amerikanet dhe kanadezet, e keshtu me radhe...

        Përgjigjjuni
        1. q
          qe te kuptosh

          Mund te mos i debojne dot, por mund te formojne nje entitet me vete shteteror! Mos u cudit aspak!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Igor

          A mundeni te imagjinoni ku deri ne diten sotme muslimanet qe u krijuan nga Hebrejte akoma shesin genjeshtra popullit injorant kur thuan se kurani erdhi nga Zoti? Po si erdhi nga Zoti kur Zoti nuk din te Shkruaj ,Jo Kuranin dhe biblen e shkruajten Hebrejte dhe kjo ndodhi ku muslimanet te mbeten te mbrapambetur dhe pa zhvillim sikur e tregon sot e verteta si nga standardi i jetes ,veshja dhe menyra se si jetojn vetem nji shkalle ma mire se kafshet ,ku nji njeri punon si argat dhe duhet te ushqej 10 ose ma shum anetare te familjes kurse te gjith ata qe u pasuruan ndodhi tue i vjedhur te tjeret si ne Shqiperi buk ka per sejcilin nuk duhet te ikish jashte por mos ndigjo Hoxhallaret dhe Politikanet dhe buk ke mjafte ne Shqiperi nuk duhet te besosh fashistet e Evropes kur thuan Shqiperia eshte ma e varfera ne Evrope Jo neveve jetojme ne mes te Mafjes Shqipetare dhe per ate nuk na don askush.

          Përgjigjjuni
          1. u
            u dhime duke qesh

            Igor trupeshku, themeluesi i tezes se islamizmit hebre! Pra edhe per lindjen dhe ekzistencen e Islamizmit te qelbur, fajin e kane hebrenjte!!!! E c'na ka gjet me keta debilat ...

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje