Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

8 Nëntor 2025, 17:30Bota TEMA
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8 nëntor, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Ndërkaq, Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.

“Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

“Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.

Ministria libaneze e Shëndetësisë konfirmoi numrin e viktimave në Sheba dhe më vonë raportoi se gjatë një sulmi tjetër ajror ndaj një makine në fshatin Barashit në jug të Libanit u vra edhe një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Një sulm i ngjashëm ajror izraelit goditi mëngjesin e së shtunës edhe një makinë tjetër pranë një spitali në Bint Jbeil, duke plagosur shtatë persona, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sulmet e fundit vijnë teksa Bashkimi Evropian shprehu shqetësime lidhur me sulmet e vazhdueshme izraelite pavarësisht armëpushimit të arritur nëntorin e vitit të kaluar.

“Fokusi i të gjitha palëve duhet të jetë në ruajtjen e armëpushimit dhe përparimin e arritur deri më tani”, tha zëdhënësi për çështje të jashtme i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni.

Izraeli argumenton se Libani po vepron shumë ngadalë për të çarmatosur Hezbollahun dhe insiston se ka të drejtë të kryejë operacione për të mbrojtur kufijtë e tij dhe qytetarët nga sulmet.

Të enjten, Izraeli kreu një sërë sulmesh ajrore në jug të Libanit dhe paraprakisht paralajmëroi civilët që të evakuoheshin nga zonat që do të shënjestronte.(REL)

2 Komente

  1. R
    Rraca e keqe ka nxjerre koken

    "Mire " qe kemi Izrealitet qe "Ruajne paqen" ne Lindjen e mesme???Ja edhe se Fundi ne Libane...Bombardojne ne nje territor te nje Shtetei Sovran dhe thone se kemi Vrare dy-Terroriste??????????????????--::PO vete Izraeli c´fare shteti eshte??Pastaj..pse duhet te Besojme "Paqedashesit" Izrealite dhe jo Viktimat e Pafajshme ne Liban???

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Middle East from Arab colonizers

      Libanezet e sotem jane Fenikasit e lashte, jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i. Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas, e dine dhe e thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libine dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase, qe eshte nje dialekt i ngjashem me hebraishten dhe aramaishten. Libani i sotem, vetem "shtet sovran" nuk eshte! Qeveria e Beirutit ka sovranitet vetem te dhomat e nderteses se qeverise, asnje meter me shume. Hezbullahu (Partia e Zotit) eshte shtet e kaluar shtetit ne Liban. Libani pushoi se funksionuari si shtet qe kur atje u vendosen terroristet e PLA (Organizata Clirimin Plastelines), mbasi u debuan dhe u vrane nga mbreti i Jordanise ne 1970. Jordania vrau rreth 25 mije "luftetare plastelineze" ne tetor 1970, te cilet me ne krye Arafat egjyptianin, ben nje grusht shteti atje dhe deshen te merrnin nen kontroll shtetin e Jordanise. Mbasi u vrane e u sakatua, shkuan ne Liban dhe qe atehere nuk ka me "shtet sovran te Libanit". Dikur deri ne vitet '70, kur rreth 70% e popullsise se Libanit ishte e krishtere, Libani quhej perla e Lindjes se Mesme dhe Bejruti quhej Parisi i Lindjes se Mesme. Pas ardhjes se islamikeve arabe te ashtuquajtur "plastelineze", Libani u shkaterrua, u fut ne lufte civile dhe terroristet islamike te Hezbullahut kontrollojne sot pjesen me te madhe te atij "shteti", ku sot vetem 30% jane te krishtere. Po kur thuhet se Izraeli ka filluar edhe nje lufte me Libanin, Hezbullahun dmth!!!. Kjo eshte as me shume e as me pak se GENJESHTER! Luften me Hezbullahun ne Liban nuk e ka filluar Izraeli. Ne 8 tetor 2023 (vetem nje dite pas sulmit gjenocidal te Hamasit ndaj Izraelit ne jug), Hezbullahu ka filluar sulmin gjenocidal me raketa ndaj Izraelit ne veri dhe ka hedhur me mijra raketa kunder qendrave te banuara civile ne Izrael. Kjo eshte e VERTETE E PADISKUTUESHME dhe kjo nuk mund te quhet mungese informacioni, por paragjykim qe sjell si rrjedhoje nje genjeshter qesharake. Per shkak te sulmeve te Hezbullahut ne veri, rreth 100 mije banore izraelite te rajoneve veriore ishin shperngulur nga shtepite e tyre dhe per rreth nje vit jetuan neper hotele e kampe ne Izraelin qendror! Qe ta mblidhni mendjen dhe te jeni te qarte : SULMIN MBI IZRAELIN E FILLUAN HAMASI - HEZBULLAHU - HUTHI DHE NATYRISHT IRANI (nepermjet ketyre mashave qe ka ne rajon por edhe drejperdrejt vete Irani).

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje