Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollah, “trurin” e sigurimit të armatimeve

8 Tetor 2024, 11:55Bota TEMA
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollah, “trurin” e

Ushtria izraelite njoftoi të martën se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, një ditë pas përvjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit që la mbi 1.200 viktima.

Sipas njoftimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), komandanti i vrarë është Suhail Husseini.

Husseini ishte përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, logjistikës dhe shpërndarjen e armëve në grupin militant Hezbollah. Ai gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në transferimin e armëve nga Irani dhe në operacionet kundër Izraelit.

Husseini, i cili ishte anëtar i Këshillit të Xhihadit të Hezbollahut, organi më i lartë ushtarak i grupit, u vra gjatë një sulmi më 7 tetor. Grupi Hezbollahu, që kontrollon Libanin jugor, nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e tij.


Njoftimi për vrasjen e tij vjen një ditë pasi militantët palestinezë në Gaza lëshuan një breshëri raketash drejt Izraelit më 7 tetor, ku presidenti izraelit Isaac Herzog udhëhoqi një minutë heshtje kombëtare për të shënuar fillimin e sulmit të Hamasit vitin e kaluar, i cili filloi në Kibbutz Reim në jug të vendit.

Lini një Përgjigje