Janë të padukshëm për armikun, bombarduesit bërthamorë amerikanë tregojnë forcën në Paqësor

17 Gusht 2022, 17:07Bota TEMA

Janë të padukshëm për armikun, bombarduesit

Avionët bombardues bërthamore amerikanë kanë treguar forcën në mënyrë spektakolare në Oqeanin Paqësor, teksa tensionet me Kinën për përshkallëzimin e konfliktit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Dy avionë model B-2 Spirit fluturuan në formacion bashkë me katër avionë F/A-18 Hornet dhe një avion spiun australian, model E-7A Edgtail, të shoqëruar në det nga një anije luftarake. Bombarduesi bërthamor B-2 rrallë shihet në fluturim, pasi është dizajnuar për të mos u pikasur nga radarët. Ai është avioni më i shtrenjtë në botë, që kushton rreth 2 milionë dollarë.

Fotot e jashtëzakonshme u realizuan në shtabin e përgjithshëm të Forcave Ajrore Amerikane në Havai, ku po zhvillohet një stërvitje e përbashkët me Australinë. Lidhjet ushtarake amerikane në Azinë Juglindore janë kritikuar nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha një ditë më parë se SHBA po kërkon të ndërgojë një organizatë të ngjashme me NATO-n edhe aty.

Nga ana tjetër, Kina ka kritikuar vendimin e kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, për të vizituar Tajvanin, ishullin që Kina e njeh si të sajin, por që qeveriset në mënyrë të pavarur nga nacionalistët.

6 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "kushton rreth 2 milionë dollarë." a me të vërtetë e keni?? dhe nozi,stresi e mbi të gjithë elvis naçi,me një mbledhje parashë kushedi sa do kishin blerë!! kushton 2 mld dhe jo mln!! e kuptoni ndryshimin??

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Avioni me i shtrenjte 2 milion dollare ? Ne F 35 vetem kasko-ja e pilotit kushton 2 milion $ . Korrigjojeni se duhet te jete 2 bilion $ .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjin bue shpata

        Ai është avioni më i shtrenjtë në botë, që kushton rreth 2 milionë ( ndoshta miliardë) dollarë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Nëse dhe Koreja jugut bëhet shtet bërthamor, atëher është një armik më shumë për NATO-n.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik niku

            2 miliard dove te thoje se 25 milion dollar kushton nje F35 hHhahahha

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????????????????????????

              RROFTE AMERIKA

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje