Kryeministri i ri sllovak, Fico ndjek në politikën e brendshme kurs të ngjashëm me kryeministrin hungarez Orban. Ai përpiqet të kufizojë luftën kundër korrupsionit. Në politikën e jashtme ende nuk mban anën e Orbanit.
Nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban shpresoi se Robert Fico do ta mbështeste kursin e tij pengues në samitin e BE, është zhgënjyer. Kryeministri i ri sllovak iu bashkua shumicës dërrmuese të shteteve të BE në Bruksel dhe mbështeti nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, megjithëse me rezerva. "Ne nuk do të pengojmë vendimin e Bashkimit Evropian, për të nisur negociatat me Ukrainën", tha Fico para gazetarëve, pasi mbërriti në Bruksel.
Vëzhguesit kishin patur dyshime, se ai mund të ndiqte kursin e homologut të tij hungarez, edhe për faktin se gjatë fushatës zgjedhore kishte mbajtur një qëndrim rigoroz antiukrainas. Orban mbeti i vetmi kryetar shteti, që nuk deshi të pranonte fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Para votimit vendimtar ai u largua nga salla, kështu që të gjithë krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive vendosën unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
Afrimi me Ukrainën
Megjithatë Orban insistoi në veton kundër ndihmës 50 miliardë euroshe për Ukrainën. Edhe për këtë çështje nuk mundi ta tërhiqte Ficon në anën e tij. "Më vjen mirë që 26 shtete arritën të merren vesh për këtë propozim kompromisi. Është një kompromis i mirë", tha kryeministri çek, Petr Fiala të premten (15 dhjetor 2023). Për shkak të marrëdhënieve historikisht të ngushta çeko-sllovake Fiala është në kontakt shumë të ngushtë me Ficon.
Pak gjë ka mbetur nga deklaratat e ashpra anti- ukrainase të kryeministrit sllovak para zgjedhjeve. Përkundrazi ai shfaqi dëshirën për marrëdhënie të mira me vendin e madh fqinj. Qeveria e tij lejon që shitjet komerciale të armëve nga Sllovakia në Ukrainë të vazhdojnë dhe i ka ofruar Kievit ndihmë për largimin e minave. Përveç kësaj Fico njoftoi në samitin në Bruksel, se në janar do të zhvillojë bisedime me kryeministrin ukrainas Denys Smyhal në kufirin e përbashkët.
Fico kundër prokurorisë së posaçme
Ndërsa Fico përkundër retorikës së tij parazgjedhore nuk po ndjek kurs konfrontues me Kievin, në vendin e tij Sllovaki ai po kryen një spastrim rigoroz në polici. Përmes ndryshimit të menjëhershëm të ligjit ai synon të likuidojë organet më të fuqishme të shtetit ligjor, prokurorinë speciale dhe gjykatën speciale penale. Ato u krijuan në 2005 për të ndjekur penalisht krimet e rënda dhe korrupsionin.
Në më shumë se tre vitet e fundit prokuroria speciale paditi dhe në disa raste dënoi gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie dhe disa politikanë të lartë të lidhur me partinë Smer të Ficos. Ish-ministri i Brendshëm dhe ministri aktual i Mbrojtjes, Robert Kalinak u dërgua në paraburgim. Dhjetëra persona të tjerë, ndër ta edhe ish- prokurori special Dushan Kovacik, u dënuan. Edhe vetë Fico u akuzua dhe vetëm imuniteti i tij parlamentar dhe vendimi i parlamentit për të mos ia nënshtruar atë ndjekjes penale e mbrojti nga paraburgimi.
"Prokuroria speciale është një vatër e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, thotë tani Fico. Ajo është ngritur së bashku me gjykatën speciale dhe policinë për të zhvilluar një betejë politike kundër partisë së tij dhe atij personalisht.
Vrasja e dyfishtë e Jan Kuciak und Martina Kusnirova
Në 2018 Fico dha dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciakdhe partneres së tij Martina Kusnirova. Në atë kohë pati një valë të madhe demonstratash në Sllovakinë me rreth pesë milionë banorë. Personi që urdhëroi vrasjen ende nuk është kapur dhe gjyqi ende nuk ka përfunduar. Megjithatë një lidhje e drejtpërdrejtë me Ficon dhe qeverinë e tij nuk mundi të vërtetohej.
Por hetimet lidhur me vrasjen zbuluan një rrjet të gjerë korrupsioni mes gjyqtarëve, prokurorëve, policëve, biznesmenëve dhe politikanëve, edhe nga partia Smer e Ficos. Megjithatë Smer fitoi nën udhëheqjen e tij zgjedhjet e parakohshme në fund të shtatorit dhe arriti të formojë qeverinë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet Fico bëri hapat e parë për shfuqizimin e menjëhershëm të prokurorisë dhe gjykatës speciale. Procedura duhet të kalojë me shpejtësi në parlament para fundit të vitit. Ky vendim i nxori sllovakët ditët e fundit sërish në rrugë për të protestuar. "Ai deshi të na tradhtojë", tha Michal Simecka, kryetar i partisë më të fortë opozitare Sllovakia Progresive më 12 dhjetor 2023, përpara mijëra demonstruesve në Bratislavë. "Ai donte ta bënte shpejt, ai donte të vidhte shtetin ligjor para Krishtlindjeve duke shfuqizuar prokurorinë speciale dhe duke reduktuar dënimet për korrupsion”.
Brukseli është i gatshëm të ndërhyjë
Javën e kaluar lufta për shtetin ligjor në Sllovaki u dërgua deri në Parlamentin Evropian. Të mërkurën e kaluar (13 dhjetor 2023) për këtë temë u zhvillua në Strasburg një debat mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe eurodeputetëve. "Komisioni nuk do të ngurrojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar respektimin e ligjit të BE", i siguroi eurodeputetët komisioneri i drejtësisë i BE, Didier Reynders, duke përmendur mundësinë e kufizimit të pagesës së fondeve të BE për Sllovakinë.
Qeveria Fico dëshiron ta parandalojë këtë, duke koordinuar paraprakisht hapat me Komisionin Evropian. "Ne nuk bëjmë politikë duke ardhur dhe përplasur grushtin në tavolinë”, tha për DW ministri i Jashtëm Juraj Blanar. "Ne duam të komunikojmë, nuk duam të bëjmë asgjë në fshehtësi, sepse jemi të interesuar për marrëdhënie të mira”.
Kjo u mirëprit nga Komisioni Evropian, që i bëri thirrje Sllovakisë të mos marrë masa të nxituara kundër prokurorisë speciale dhe institucioneve të tjera. "Komisioni Evropian duhet të presë, derisa ligjet në fjalë të miratohen në Sllovaki, përpara se ai të mund të kundërshtojë diçka”, tha për DW zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.
Debati në Parlamentin Evropian dhe paralajmërimet nga Komisioni Evropian e kanë zemëruar Fico-n. Ai akuzoi opozitën sllovake se po nxit në Bruksel një frymë kundër qeverisë në Bratislavë. "As minjtë nuk e bëjnë diçka të tillë," tha ai për mediat sllovake. Deputetët e opozitës i kundërshtuan akuzat e Ficos.
EU eshte nje Soviet Union si Shqiperia demokratike nje Komunizem nen Lider Global. = EU nu do shqiptare e greke neser, ajo i do te gjithe afrikane.....
Shyqyr qe e gjete. Tani futi nje dore gjume ;)
Ik o bajge se je bere i neveritshem , idjot dhe injorant deri sa nuk shkon me ...legen , po ske gje te shkruash mos shkruaj , te ka zene sindroma se je njeri me diapazon dhe di gjithcka ...yyyyyt debil i diplomuar ..
Plako mos u merr me te! Ai paguhet per kete pune! E ka mjet jetese!
Europe drej shperberjes .U krijua me sfoco .Kujdes z.Rama .Nuk duhet shpejtar I ashtuquajturi integrity Europjan .Situata ne Europe , Amerike dhe ne te gjithe Globin , eshte ne standartin e nje fjale popullore shioetare : O lele o bytha ime .Mos ta harrojme.
Nuk kuptoj se si Sllovaket votojne nje njeri te tille! Fatkeqesisht, eshte indikator i nivelit intelektual te nje kombi! Njelloj si hungaria! Bageti! Ose si Trump-istat!
Doli dhe nje tjeter burre me shtylle kurrizore ti thote jo burokrateve te Brukselit qe po shkaterrojne Europen vetem per te mbajtur karriget e tyre.Dhe mos degjoni tru shplare si reti11 dhe USA qe kane mesuar si te perdorin kompjuterin fshataret dhe na japin mend.
shifi surratin nuk ke nevoj
Dolen shqipet te komentojn SE ke voton hungarezi apo sllovaki. Nderkoh qe I q.n NE bythe Rama e berisha me meten... Ah po harrova..e Ka thene I/komandari Rama,jeta NE shqiperi eshte me e embel SE NE gjermani. O dele mavria,lejini boten shikoni hallin tuaj ,se NE Europe sjeni e as do te ieni. Kjo europe.na shkaterroni si komb e ju.prape e vrisni trurin per Europen. Hiqeni sindromen e stokholmit